“Hetim ndërkombëtar”, akuza e fortë e Berishës: Rama i vërsulet SPAK sepse…

Berisha

Kreu i PD Sali Berisha ka reaguar me kritika dhe akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama.

Gjatë një bashkëbisedimi të zhvilluar me ekspertë, Berisha se kryeministri Rama i vërsulet SPAK pasi ka arsye të forta për shkak se sipas kreut të PD Olsi Rama është i lidhur me skemat e Call Center-ave.

“I vërsulet me tërbim ndaj SPAK, e dini pse. Sepse është Olsi Rama i lidhur me skemat e tmerrshme të call centerave. Është hetim ndërkombëtar ai. Dhe tani duhet të shkatërrojmë, për mua ta shkatërrojnë sepse që në fillim është ndërtuar si njësi e partisë, por beteja që i bëhet, sepse ka rrezik që hetimi ndërkombëtar të përqendrohet te Olsi Rama, bashkë me këtë Strakoshën pasi ka dhe të tjerë në këtë lojë të pistë të plaçkitjeve të tmerrshme.  Shteti nuk ekziston, institucionet nuk ekzistojnë. Është i domosdoshëm veprimi qytetar. Pa veprim qytetar ne nuk mund të zgjidhim problemin. Kjo është e vërteta.”, tha Berisha.

Pjesë nga fjala e Sali Berishës:

Ju falenderoj shumë për praninë tuaj në këtë bashkëbisedim, ne kemi zgjedhur jetë format për të diskutuar për problemet themelore me të cilat përballet sot shoqëria jonë, për të shkëmbyer lirshëm mendimet tona, natyrisht si PD në menyrë të padiskutueshme për të marrë, për të përzgjdhur, për të reflektuar në programin tonë këto mendime në mënyrë që ne të përgatitemi për përgiigjen më të mirë kë kësaj problematike të madhe me të cilën përballet sot Shqiperia. Ne këte kontekst ështe jashtë cdo dyshimi se problem themelor me të cilin përballen shqiptarët dhe Shqipëria sot është varfërimi i frikshëm në rritje. Kjo është gjëja më evidente, këtë e tregon në menyrë të pamihueshme të gjithë treguesit qe matin varfërinë, kjo dëshmohet nga fakti se në rast se në 2013 ne ishim vendi me rrogat dhe pensionet më të larta në rajon, sot jemi vendi me rroga dhe pensionet më të ulta në rajon. Në qoftë se në 2013 ne i kishim 1.03% varëfi ekstreme sipas anketës së Bankës Botërore, sot kjo ështe katërfishuar. Sot këta jane shqiptarët që marrin më pak se 1 dollar në ditë, varfëria ekstreme është mjerrimi.

Ishin 15 mijë familje, sot janë mbi 50 mijë familje. Varfëria në termat e sotëm prek pothujse 47% të shqiptareve. Dëshmi e kesij rroklisje janë falimentimet masive e bizneseve, kanë falimentuar në keto vite mbi 107 mijë biznese. Janë sirenat e mjerimit, që bien në të gjitha dyqanet, si listat ushqimore, janë borxhet e pafundme të familjeve shqiptare.
Sot secila prej tyre, krahas asaj kredie që ka marrë në bankë, apo ka marrë te komshinjtë e vetë apo të afërm, ka një borxh të dytë të tmerrshëm. Ky borxh do të thoshte Edi Rama në vitin 2013, është 2 mijë euro për të sapolindurit, sot ky borxh për të sapolindurit është fiks 20 mijë euro. Është dhjetëfishuar.

Dhe ky borxh, krahas largimit të rinisë nga vendi, shënon rrënimin më të fuqishëm të të ardhshmes së shqiptarëve. Çfarë u lëmë ne atyre që vijnë pas nesh, u lëmë një borxh të tmerrshëm. U lëma një të ardhme shumë të pasigurtë.

Shkaqet janë komplekse, të kësaj situate. Por disa janë tashmë shumë të qarta. Çdo shqiptar duhet ti shtrojë pyetjen veten; pse ne varfërohemi, çpo ndodh me ne. Unë e përsëris përsëri me bindje, jo për propagandë, se unë nuk di një vend të dytë më të pasur se Shqipëria në pasuri natyrore. Por pasuritë natyrore ne këtë vend janë shtuar në një mallkim për qytetarët, është e njohur kjo, mallkimi i qytetarëve nga pasuritë e tyre. E tillë ishte gjendja në sistemin kolonial, kolonalistët i shfrytëzonin ato në mënyrë të pamëshirë dhe pasuroheshin për vete, por qytetarët varfëroheshin progresivisht.

Sot ne kemi brigje nga më të bukurat e dheut, kemi male mahnitëse, magjepëse me potencialet e tyre. Por ata të cilët i zotërojnë ato, janë thjesht klientelë, janë njerëz qe nuk kanë asnjë lidhje me sektorin, me fushën. Turizmin e merr burri i ministres, territore të tëra, e merr hokatari i kryeministrit, e marrin të tjerë të cilët nuk kanë asnjë interes zhvillimor përveç shfrytëzimit.

Shqiptarët vidhen sa asnjë popull tjetër në Europë dhe ndoshta edhe në botë, me çmimet dhe me procedurat, me prokurimet, me koncesionet, me PPP-të. Në Shqipëri ndodh një nga vjedhjet më të tmerrshme komëtare dhe ndërkomëtare që mund të bëhet. Vjen një kompani nga Emiratet e Bashkuara dhe shërben si maskë, si mburojë e kryeministrit të vendit për të plaçkitur mbi 1 milionë e gjysëm katror trruall në Portin e Durrësit, i mbyll vendit portin. Ka një emër, ka kullë të lartë në Dubai, por ka një mashtrim po aq të madh sa kulla në Savë, ne Beograd, këtu afër nesh. Kjo është e vërteta e këtij investitori, nuk ka asnjë rëndësi, rëndësi ka që ai shërben si maskë e Edi Ramës për të ndërtuar në Dubai.
Kompani të tjera gjigante instalohen në kushtet që duan, pa garë.

Pa garë jepet Skavica, qindra milionë. Pa garë merren 760 mln buxhet.

Pa garë është afera multimilardëshe e Butrinit, më thoni ju mua, shkoni në Butrint, një nga parqet më të bukura që mund të shohë njeriu, cila familje përfiton nga ky park, kush përfiton, askush.
Përfitojnë vetëm një mafie e gërshetuar brenda dhe jashtë vendit, e cila për hirë të së vërtetës bën gjithçka për të bllokuar luftën ndaj korrupsionit. Po të merrni ju deklaratat e DASH, ato janë të shkëlqyera, ato denoncojnë qeverinë shqiptare për korrupsion pervaziv të papërmbajtur në të gjitha degët. Por këto janë deklarata, ndërsa nuk ka asnjë denoncim për shkeljet madhore të konkurrencës, që janë bazë kryesore e këtyre vjedhjeve të mëdha. Pra, nuk dua ta paraqes si fatalitet korrupsionin, por vetëdija jonë për këtë vjedhje që u bëhet shqiptarëve duhet të jetë e madhe, se ky është një problem shumë i madh. Kjo vjedhje është një mekanizëm i frikshëm, i rrufeshëm varfërimi për shqiptarët.

A ndodh diku? Ne jemi në mes të Europës, punë publike këtu kryhet, shkollat ndërtohen, rrugët ndërtohen por bëhen me cmime te 8-fishta krahasuar me Europën, keahasur me standartet, se ndërtimet kanë manual. BE ka një manual ndërtimi. SHBA kanë nje manual ndërtimi, me norma, me kuata, me detaje, me cdo gje, por ketu nuk ka asnjë punë me asnjë manual në Shqipëri. Këtu është sa i mbush xhepin ministrit dhe kryeministrit. Të tilla janë me dhjetëra Partneritete Publike Private (PPP) dhe koncesione.

Vjedhje e tmerrshme ndodh me çmimet, çmimet e produkteve që blejnë qytetarët. Sot në Mal të Zi, nafta, Mali i Zi që nuk nxjerr asnjë litër naftë, është 900 lekë më e lirë se në Shqipëri. Po pse, sepse kështu don kryeministrit. Sepse në këtë mënyrë, ai pasurohet dhe vetë. Kjo është me vajin, ështe me djathin, është me të gjitha.

Shqipëria është i vetmi vend që ka vendosur një mekanizëm që të rrisë edhe më shumë çmimet në kundërshtim me tregun. Pra ne në fakt po shkojmë drejt një rrokullisje. Shqiptarët ikin, varfëria troket masivisht në Shqipëri, qeveria vazhdon e mbuluar.

Një nga arkitektët e korrupsionit në Shqipëri dhe botë është George Soros, po jua them unë. Pasi dola në opozitë unë mësova se ai manipulonte Transparency Internacional, Institucionin botëror që vlerëson transparencën dhe luftën ndaj korrupsionit. E manipulonte për llogari të Edi Ramës, jo te njeriu tjetër dhe përfaqësuesit shqiptarë u shkarkuan sepse thanë të vërtetën.

Çfarë ndodhi në Srilanka. Çorbë e Soros. Shkoni në Nartë, mori lincencën për të shpuar në det, San Leone, kompania e tij. Nga deti na doli në lagunë, zonë të mbrojtur se në det ishte e vështirë të shpohej në fakt. Po Soros bëhet mburojë e kësaj vjedhje gjigante që ndodh në Shqipëri dhe qytetarëve të saj. Kjo është e verteta.

Të gjitha këto, PD-ja ka një përgjigje, ka një pergjigje të fortë. Ne kemi bërë denoncim në mënyrë të fuqishme këto vite, por denoncimet nuk mjaftojnë, denoncimi është njëri aspekt. Unë besoj se vetëm veprimi dhe programi, një program i qartë i PD, veprimi i qytetarëve dhe programi janë rrugë e ndalimit të këtij varfërimi të frikshëm të Shqiptarëve.

Pak metra larg nga ne është një oborr i vogël midis, në kryeministri. Në atë oborr unë kam pritur njeriun më të fuqishëm të botes, të planetit, Xhorxh W. Bush. Ai oborr është shumë i përshtatshëm. U zhvillua një nga ceremonitë më të mëdha. Në atë oborr sot Edi Rama do të vendosë një instilacion druri, 4 milionë euro.
Këta janë të shkëputur, këta kanë urrejtje, kjo është urrejtje ndaj qytetarëve. Tja lejosh vetes, më vjen keq që po flas këtu, por po ua them ju. kam qëndruar 8 vite me një ‘Benz’ të të ndjerit Marko Bello. Ishte fare në rregull dhe atë makinë unë mora kur u bëra kryeministër, ishte makinë normale. Kurse këta nuk dinë ç’bëjnë, 4 mln euro instalacion druri. Ky është një nga rastet sepse seria është shumë e madhe, sepse drejtësia nuk vepron, vërsulet më tërbim kundër SPAK-ut, po a e dini pse vërsulen? Sepse është Olsi Rama i lidhur me skemat e tmerrshme piramidale të call centerave. Është hetim ndërkombëtar ai.
Dhe tani duhet të shkatërrojmë, për mua ta shkatërrojnë sepse ai është ndërtuar si njësi e partisë që në fillim, por beteja që i bëhet, i bëhet sepse ka rrezik që hetimi ndërkombëtar të përqendrohet te Olsi Rama i cili përdorte dhe ishte një nga ata së bashku me këtë Strakoshën pasi ka dhe të tjerë në këtë lojë të pistë të plaçkitjeve të tmerrshme.

Pra shteti nuk ekziston, institucionet nuk ekzistojnë. Është i domosdoshëm veprimi qytetar. Pa veprim qytetar ne nuk mund të zgjidhim problemin. Kjo është e vërteta.

Arena e Lajmit

“Hetim ndërkombëtar”, akuza e fortë e Berishës: Rama i vërsulet SPAK sepse…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook