Kallëzimi në SPAK për shembjen e Teatrit, aktori Malkaj ironizon shoqërinë civile: I përshëndes ata që gjenden aty ku ka para. Çohuni dhe protestoni

Malko

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, është mbledhur ditën e sotme në protestë para SPAK, pasi sipas tyre edhe pse kanë kaluar më shumë se dy vite nga kallëzimi i tyre për shembjen e Teatrit Kombëtar. Aktori Mehdi Malkaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të ngihen edhe të bashkohen në protesta, pasi sipas tij jetojmë në diktaturë.

Ai nuk i ka kursyer edhe ironit për shoqërinë civile, që sot nuk i janë bashkuar prostës së tyre.

“Përshëndes shumë ata që na shikojnë nga lokalet dhe nuk begenisin të vinë, edhe këta që na shikojnë nga xhamat këtej nga mbrapa, por në veçanti e kam për atë që quhet shoqëri civile dhe gjendet gjithmonë aty ku janë paratë. Ka ndonjë të shoqërisë civile këtu? Nuk ka, se ashtu e kanë hallin ata. E kam thënë, ra teatrit, ta gëzoni diktaturën. Ju bëni si të doni, çdo njeri zgjedh, o të jetojë si shqiponjë o të zvarritet si zhapik, unë kam zgjedhur shqiponjën. Nuk kemi liri, jemi popull si skllevër. Ju bëj një thirrje, mos rrini shtrirë, ngrihuni nga gjumi jo për të shpartalluar, jo për të vrarë, por për të vendosur demokracinë, se jemi në diktaturë, ky është mendimi im, më mirë të vdesësh duke protestuar sesa duke parë në TV. Unë kam zgjedhur këtë, dua të vdes duke protestuar”, tha ai.

Kallëzimi në SPAK për shembjen e Teatrit, aktori Malkaj ironizon shoqërinë civile: I përshëndes ata që gjenden aty ku ka para. Çohuni dhe protestoni

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook