“Nuk do të pranojmë që sirenat e urisë të bien tek shqiptarët”, Berisha shpalos planin ekonomik të PD: Do të vendosim minimumin jetik

Berisha2

Kreu i PD Sali Berisha, u shpreh se një orë e më parë duhet të t’i kushtohet rëndësi votës së lirë, pasi në këtë mënyrë mund të ndryshojë situata në vend.

Sipas Berishës themeli i çdo demokracie është vota e lirë e qytetarëve.

Gjithashtu në takimin me ekspertët një prej tyre i kujton Berishës projektin e papërfunduar në Borsh, për të cilin Berisha thotë se kjo ka ndodhur për shkak se komuna nuk ka pranuar të bëhet bashkëfinancuese.

Më tej theksoi se PD do të shpalosë planin e saj, duke shtuar gjithashtu do të vendosë minimumin jetik

Shqetësimet dhe propozime tuaja synojnë zgjidhje. Qëllimi i këtyre bisedave, duhet të jetë gjetja e rrugëve për këtë problematikë të madhe. Shkaku më themelor i të gjitha këtyre zhvillimeve në këto proporcione në bindjen time të thellë qëndron në mekanizmin themelor të çdo shteti ligjor, që është vota e qytetarëve. Në një shoqëri të lirë të gjithë presin që sistemin ta ndryshojnë me votë. Është legjitimuar asgjësimi i votës. Unë në absolute në mbrojtje të interesave të qytetarë o t’i them të vërtetat siç janë. Kujtoj Joe Biden shumë më herët në një deklaratë thotë se është një vend mik, por ka një fatkeqësi të madhe nuk votojnë të lirë, dhe morali i kësaj deklarate qeveria nuk i lejon, na ndihmoi shumë.

Ne duhet të mos njohim legjitimitetin e këtij pushteti dhe ky pushtet të ikë sa më parë. Vështirësia është serioze pasi jo vetëm vendosi patronazhistët dhe përdori tonelata euro për të blerë votat. Ne nuk vijmë në pushtet pa votë. Problematikë e madhe që ne duhet ti japim përgjigje është se padiskutim duhen reforma të thella ekonomike. Ne duhet t’u japim edhe zë ekspertëve. Shqipëria nuk ka asnjë shkak që të jetë pellg varfërie dhe mjerimi, por ka  çdo potencial që qytetarët e saj të kenë progres nga viti në vit. Ne kemi qenë dhe mbetemi parti e taksave të ulëta. Ne jemi konservatorë. Ne e kemi parë zbatimin e tij dhe përsëri do të vendosim sistemin më të ulët fiskal të mundshëm. Duhen masa antikrizë. Reforma është njëra anë kurse kriza dhe sirenat e saj ulërijnë në të katër anët/. Do të vendosim minimumin jetik. Ne do të ndërmarrim rritje të pandërprerë rrogash dhe pensionesh. Rrogat nuk mund të them se do të dyfishohen , do të rriten më shumë se dyfish. Sot rrogat e shqiptarëve duhet të ishin dy herë më të lartë se në vitin 2013, duke pasur parasysh se sa janë rritur çmimet kjo sërish nuk do të mjaftonte”, tha Berisha.

Gjithashtu Berisha u shpreh se kjo qeveri i lejon vetes të tradhtojë litrën e naftës.

“Problemi më kryesor këtu është qeveria. Ne do të përgjysmojmë barrën fiskale mbi naftën në kuadrin anti-krizë. Vendi e ka të domosdoshme një politike demografike”, tha ai.

Qytetari: Shëtitorja e Borshit mbeti pa bërë edhe sot.

Berisha: Sepse kryetari i komunës dhe këshilli i komunës nuk pranuan të bëheshin kofinancues në projektin që pranuan të gjitha fshatrat e bregut. Shëtitorja  e Borshit ishte me 1.2 mln euro. Ky projekt kishte kusht që komuniteti të jepte 1/10. Borshi qe i vetmi që nuk pranoi të bëhet bashkëfinancuese. Që të gjithë të tjerët pranuan. Nuk mund të diskriminohej kurrë, por nuk pranuan. Ne bëmë projektin, kjo është e vërteta.

Arena e Lajmit

“Nuk do të pranojmë që sirenat e urisë të bien tek shqiptarët”, Berisha shpalos planin ekonomik të PD: Do të vendosim minimumin jetik

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook