Transferimi i madh i Arsenalit, ish-sulmuesi i Sitit te “Topçinjtë” do të mbajë veshur fanellën me numrin…

Gabriel Zhezus ka arritur marrëveshje me skuadrën e Arsenalit.

JESUSU

Sulmuesi brazilian kërkohej nga shumë skuadra në Angli dhe jashtë saj, por ka zgjedhur të mos largohet nga kampionati ku ka shënuar 95 herë në 236 ndeshje me Mançester Sitin.

Ardhja e Halandit te kampionët e Anglisë e detyroi brazilianin të kërkojë fatin gjetkë dhe ai vendosi të pranonte ofertën e Arsenalit.

53 milionë euro kanë paguar londinezët për të përfituar shërbimet e 25-vjeçarit i cili do t’i garantojë ekipit të drejtuar nga Mikel Arteta jo vetëm gola, por edhe shumë përvojë.

Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë Arsenali, teksa Zhesusi ka firmosur për pesë vite. Misteri i fundit kishte të bënte me numrin që ai do të mbante, por edhe ky është zbuluar.

Braziliani do të ketë nëntën, ndërkohë që ky detaj është zbuluar nga një rituali i fotove me fanellën e re.

Arena e Lajmit


Loading…

Transferimi i madh i Arsenalit, ish-sulmuesi i Sitit te “Topçinjtë” do të mbajë veshur fanellën me numrin…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook