ZYRTARE/ Nga sot lojtar i lirë, klubi i Serisë A përshëndet kampionin e Europës pas 7 sezonesh

Pas 7 sezonesh dhe 251 paraqitjesh në total në të gjitha kompeticionet, Andrea Beloti nuk është më futbollist i Torinos.

BELOTI

Nga dita e sotme, kampioni i Europës me Italinë është një lojtar i lirë dhe mund të transferohet te çdo skuadër me parametra zero.

Klubi “granata” me anë të disa postimeve në profilin e tyre të rrjetit social “Twitter” ka përshëndetur në mënyrën e duhur kapitenin e skuadrës:

“I dashur Andrea, marrim parasysh vendimin tuaj për të nisur një përvojë të re, që nga sot rrugët tona ndahen.

Kemi jetuar së bashku për shtatë sezone, të cilat në futbollin modern përfaqësojnë një lidhje shumë të fortë, duke ndarë gjithmonë gëzimet dhe vuajtjet, emocionet dhe zhgënjimet me të njëjtin pasion. Ju falënderojmë për gjithçka që na keni dhënë.

Krenarë me kontributin e gjithë asaj që jeni bërë për skuadrën dhe ju përshëndesim me një fat të madh për vazhdimin e karrierës suaj.”, ishin përshëndetjet e klubit torinez.

Në sezonin që përfundoi, 28-vjeçari u aktivizua gjithsej në Serinë A me fanellën e Torinos në 22 ndeshje ku arriti të shënonte 8 gola dhe të dhuronte dhe 1 asist.

– Arena e Lajmit


Loading…

ZYRTARE/ Nga sot lojtar i lirë, klubi i Serisë A përshëndet kampionin e Europës pas 7 sezonesh

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook