Një 19-vjeçar është paraqitur i plagosur në spitalin e Vlorës. Mësohet se i riu ka pasur plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit në këmbë.
Lajmi u bë i ditur për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta. I riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Bëhet fjalë për Sebastian Jallën.
Nuk dihet se si është plagosur i riu.
NJOFTIMI I POLICISE
Në fshatin Llaktund, Vlorë, në rrethana ende të pa qarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri, në pjesën e këmbës shtetasi S. J., rreth 19 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.