“Luhen miliona në të zezë”, Fidel Ylli apel Ramës: Mos t’ua lëmë paratë të fortëve! Legalizo bastet, t’i kthejmë në investime për sportin sipas skemës së Italisë dhe Suedisë

Ukluy

Kreu i Komitetit Olimpik Kombëtar shqiptar, Fidel Ylli i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama në dëgjesën publike kërkuar nga federatat sportive për problematikën e basteve online në të zezë, që të legalizojë sërish pikat e basteve sipas një modeli italian ose suedez.

Ylli theksoi se luhen në Shqipëri milionë euro në të zezë, ndaj shteti duhet të tregohet i ashpër duke goditur këtë treg dhe duke legalizuar bastet si në të gjithë botën, me rregulla, që Suedisë i sjellin rreth 800 milionë euro të ardhura, të cilat investohen më pas në shkolla për të promovuar inkuadrimin e të rinjve në sporte të ndryshme.

“Unë vetë kam qenë në parlament kur kamë votuar pro mbylljes së basteve, pasi kishin mbirë si kërpudha në çdo cep. Tani po luhet më shumë në rrugë ilegale. Unë them të mbyllen bastet në të zezë. Ti kontrollojë shteti. Nuk ka shtet evropian dhe ligj evropian që i ndalon bastet. Ligjet tona duhet të njehsohen me ligjet evropiane. Sot luhet me miliona, sporti nuk merr asnjë lek. Kur shtete evropiane i kanë këto ligje, i kanë me standarde, po ne kaq të pasur jemi që nuk i kontrollojmë dot, nuk marrim asnjë lek. Është më mirë që ti nxjerrim nga errësira, ti kontrollojë shteti, që sporti të përfitojë dhe të ndërtojë pishina, palestra etj. Nuk kemi një pallat sporti me standarde. Me këto të ardhura dytësore, mund të ndihmojmë shtetin. Të luajnë, por me rregulla loje, u shpreh Ylli.

FJALA E FIDEL YLLIT:

Komiteti Olimpik italian merr 500 milionë euro nga buxheti i shtetit, por merr edhe pjesën më të madhe të fitimit nga çdo lloj beti që luhet, nga futbolli, volejbolli, garat me kuaj e kudo. Po ne kaq të paaftë jemi që të mos i kontrolloj shteti këto dhe këta kampionët tanë mos të marrin asnjë lek, pasi këto i kontrollojnë të fortët.

Këto ne kemi mundësi me këto të ardhura dytësore që të mos i kërkojmë buxhetit të shtetit gjithmonë lëmoshë. Kjo s’bëhet me njohjen e Kreut të Federatës së Futbollit apo Kreut të Komitetit Olimpik me ministrat apo me kryeministrin. Kjo duhet bërë me ligj, me karta identiteti, se shkon në bankë ti dhe të thotë banka kaq e ke rrogën, nuk luan dot ti 10 mijë dollarë. Suedia merr 800 milionë euro nga bastet dhe i çon nëpër shkolla, për edukim dhe infrastrukturë sportive. Sepse ne jemi këtu vendi më i varfër në Europë sa i përket aktivitetit sportiv.

Janë bërë pallate në çdo cep, ndaj them të ndërtojmë qendra olimpike kudo, si ajo e Korçës, ta bëjmë edhe në Tiranë. Le t’i kthejmë këto para në shkolla, në infrastrukturë për këta kampionë. Është bërë një ligj, dhe nuk merr më rrugët Luiza apo Brikeni për të përfaqësuar një vend tjetër, pasi kanë marrë gradën kolonel në Ministrinë e Mbrojtjes.

Arena e Lajmit

“Luhen miliona në të zezë”, Fidel Ylli apel Ramës: Mos t’ua lëmë paratë të fortëve! Legalizo bastet, t’i kthejmë në investime për sportin sipas skemës së Italisë dhe Suedisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook