PD: Transferimi i shërbimeve publike, Rama dhe Lame hakmerren politikisht me Tropojën. Do ua rikthejmë qytetarëve

Whatsapp Image 2022 08 31 At 1.04.10 Pm

Partia Demokratike deklaroi sot se Edi Rama dhe Artan Lame u ka hequr banorëve të Tropojës shërbimin e fundit që merrnin në qytetin e Bajram Currit, Zyrën e Kadastrës shtetërore.

Anëtarja e Kryesisë së PD, Mimoza Hajdarmataj tha se e transferuar në Kukës, kjo zyrë e shton edhe më tej barrën e malësorëve të varfër, pasi distanca me qendrën e Qarkut është vajtje-ardhje 220 km, u dhe duhet të kalojnë 4 herë dy doganat me Kosovën!

Sipas saj, izolimi i Tropojës, duke i hequr çdo shërbim, në emër të reformave, nuk është qeverisje e mirë, por hakmarrje primitive politike.

DEKLARATA E PLOTË
Dje pushteti i Ramës dhe Lames u ka hequr banorëve të Tropojës shërbimin e fundit që merrnin në qytetin e Bajram Currit: Zyrën e Kadastrës shtetorëore

E transferuar në Kukës, kjo zyrë e shton edhe më tej barrën e malësorëve të varfër, pasi distanca me qendrën e Qarkut është vajtje-ardhje 220 km, u dhe duhet të kalojnë 4 herë dy doganat me Kosovën!

Ky vendim është persekucion edhe për faktin se 80 përqind e pasurive të paluajtshme në rrethin e Tropojës janë të paregjistruara.

Të paregjistruara janë edhe mbi 90% të banesave në të gjitha fshatrat e rrethit.

Më poshtë një listë e shërbimeve që banorët e Tropojës duhet të marrin në qytete të tjera të vendit duke përshkruar qindra kilometra rraskapitëse:

-shërbimi i kontrollit teknik të automjeteve kryhet në Kukës;
-shërbimi i tatim-taksave dhe i marrjes së vertetimeve të thjeshta kryhet në Kukës;
-shërbimet e Drejtorisë së Arsimit kryhen në Lezhë;
-shërbimet e Drejtorisë së Shëndetit kryhen në Shkodër;
-shërbimet gjyqësore do të kryhen në Kukës me mbylljen e Gjykatës së Faktit.

Izolimi i Tropojës, duke i hequr çdo shërbim, në emër të reformave, nuk është qeverisje e mirë, por hakmarrje primitive politike.

Është një turp, si për Artan Ramën edhe Edi Lamen, por edhe për autoritetet vendore që mbyllin sytë dhe gojën, teksa nga Tirana u marrin erzin dhe u lënë autoritet vetëm mbi qentë endacakë.

Kjo lëvizje nuk është reformë, por pjese e planit ë shpopullimittë vendit. Bëjua të vështirë jetën, që të marrin ruugët e botës! Kjo ka ka qenë e vetmja politikë e qëndrueshme Edi Ramës në 9 vite pushtet.

Qytetarëve të Bajram Curit dhe të fshatrave të Tropojës u bëjmë thirrje të mos dorëzohen!

I garantojmë se me ardhjen e PD në qeverisjen e vendit shërbimet e transferuara jashtë Tropojës do t’u kthehen.

PD: Transferimi i shërbimeve publike, Rama dhe Lame hakmerren politikisht me Tropojën. Do ua rikthejmë qytetarëve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook