Tryeza e përbashkët me drejtuesit e federatave kryesore sportive në vend dhe KOKSH, përveç debateve mbi teknalitetet në skemën që do të përdoret për të legalizuar sërish bastet sportive në vend, u shoqërua edhe me batuta të shumta, të lindura kryesisht nga reagimet e kryeministri Edi Rama.
Përveç batutës me kampionen e Europës në garën 3000 metra, Luiza Gega, të cilës i kërkoi të mos flasë se përndryshe do të cilësohet nga publiku si “e shitur për një bast”, Rama shkëmbeu batuta edhe me krerët e Federatave të Atletikës dhe Peshëngritjes, Gjergj Ruli dhe Elez Gjoza.
Edi Rama: Sidoqoftë është e udhës të dëgjojmë, këdoqoftë tjetër këtu nga komuniteti për të mos e ndërprerë këtë diskutim. Nëse dikush tjetër do të shprehet është i mirëseardhur. Po, po Presidenti befasisht më i famshëm i Federatave Shqiptare. I vetmi president, që bëri atë që askush se priste prej tij dhe prej Federatës së Atletikës, sportist nga më të famshmit e Shqipërisë në kërcim së gjati. Mund ta them këtu se jemi mes nesh dhe nuk na dëgjon njeri. Mentor i imi, që më ka ndihmuar në mënyrë domethënëse për krëcyeshmërinë kur stërviteshim në palestrën e Dinamos dhe rrija mbas orarit dhe më ka bërë që në një sezon të vetëm stërvitje në verë unë të hyj në sezon me pamundësinë për të bërë zhytjen nga lart me tre hapa dhe pas përfundimit të sesionit stërvitor të verës kam bërë zhytjen nga vendi. Është merita e Gjergjit. Sot je më shumë se kaq. Sot je presidenti i Federatës me një kampione Europe në 3000 metra. Pra ti ke arritur të bësh një shqiptare të vrapojë 3 mijë metra dhe t’ia kalojë gjermanëve. Me gjithë pengesat që ja vunë, se pa to do kishte ikur dhe më shpejt.
Kreu i Federatës Shqiptare te Atletikës, Gjergj Ruli: Do të përçmoj ata njerëz që janë kundër lojërave të fatit që janë ata që lozin më shume. Jemi koshientë, nëpër tavolina, nëpër kafene të gjithë lozin. Nuk është nevoja të lozësh në Shqipëri. E kemi shumë kollaj i themi vër 2 ndeshje, vër 3 ndeshje dhe kur të vish mi sill lekët. Ndaj le të hapen. Ky ves ka lind që në kohën e Romës, o poshtë o lart. Po qe me ndalu vesin, ndalojmë edhe alkoolin.
Bëjmë kot të ndershim. Edhe unë kam shku jashtë, kam pa përballë hotelit kanë hyrë të gjithë Presidentët me lujt ndonjë ndeshje. Bëhemi hipokritë kot, bëhemi të gjithë burra të mirë, dalin e thonë po i hap. Po t’i hapësh o burri dheut të bëhet sporti. Mos shkojnë paratë nëpër duart e pista kot. Dhe vriten, thotë ai s’mi solle lekët nga Anglia. Ai thotë biem faturën, ky thotë s’kam faturën. Policia mos të rrijë kape Gjergjin, kape Fidelin.
Edi Rama: Jepja, jepja pak mikfornonin, jepja një sekondë. Mo. Do thush më apo të flasi
Kreu i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza: Faleminderit, ty ta la radhën kryeministri si Presidenti më i suksesshëm por nuk je ti më i suksesshmi. Se më i suksesshmi jam unë.
Edi Rama: Ja i saktë. Ja se do e thosha unë tani.
Elez Gjoza: Se kam kampion bote. Kam kampion bote.
Edi Rama: Atë do thosha pra. Ai në fakt u tregua shumë xhentil, kur fola unë për ty, nuk kërceu dhe ta kapi mikrofonin se ka ai shumë kampionë. Por do më falësh, po pa i heq asgjë këtyre kampionëve të tu, 3000 metra me gjermanët mbrapa është e fortë.
Elez Gjoza: Ne kemi me gjermanët, kemi lënë rusët e kinezët.
Arena e Lajmit