Porti i ri i Durrësit, deputeti i PD: Projekti kërcënon integrimin në BE, duhet transparencë dhe garë reale

Dashnor Sula

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula deklaroi se projekti i Portit të Durrësit kërcënon integrimin në BE. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Sula thekson se qeveria po rrezikon seriozisht këtë proces.

“Ndërkombëtarët janë shumë të qartë, projekti në Portin e Durrësit ka nevojë për transparencë dhe garë reale. Dhurimi i pronave publike tek të preferuarit e qeverisë është pazar jo për interes të qytetarëve por të vet kokave që janë në qeveri.”, shkruan Sula.

REAGIMI I SULËS
🔵Projekti i Portit të Durrësit kërcënon integrimin në BE.
Ende pa nisur mirë procesi i negociatave me Bashkimin Evropian për tu bërë pjesë e unionit, qeveria po e rrezikon seriozisht këtë proces. Arroganca e pashoqë e kësaj qeverie duke shkelur marrëveshjet e rëndësishme ndërkombëtare po devijojnë orientimin e Shqipërisë. Në çdo studim del që mbi 80% e Shqiptarëve duan që të jemi pjesë e Bashkimit Evropian, por qeveria që po drejton politikat shqiptare duket se po shkon kundrejt interesave të qytetarëve.
🔵Në një reagim që Delegacioni i Bashkimit Evropianë ka bërë për një nga mediat shqiptare e thotë qartë se mungon transparenca dhe qartësia për projektin në Portin e Durrësit. Gjithashtu theksohet se nuk është zbatuar marrëveshja e Stabilizim Asocimit. Ndërkohë që bëjnë të qartë se mos zbatimi i kësaj marrëveshje ndikon drejtpërdrejtë në procesin e integrimit.
🔴Citoj reagimin e BE: Për sa i përket rizhvillimit të portit të Durrësit, BE-ja ka nënvizuar vazhdimisht nevojën për qartësi dhe transparencë për marrëveshjen tregtare të lidhur mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, duke theksuar se, siç parashikohet në Marrëveshjen e Stabilizimit dhe Asociimit, kompanitë nga vendet e BE-së duhet të kenë mundësi të konkurrojnë mbi baza të drejta dhe të barabarta për kontratat publike. BE-ja do të vazhdojë të monitorojë nga afër zhvillimet e rëndësishme për Marrëveshjen e Stabilizimit dhe Asociimit dhe për procesin e anëtarësimit në BE, përfshirë në raportin vjetor të Komisionit, si dhe do t’i trajtojë ato me institucionet shqiptare në forumet përkatëse. Për sa u përket planeve të shpallura për zhvendosjen e aktiviteteve të portit të Durrësit, presim të marrim detaje të mëtejshme nga qeveria”, thuhet në përgjigjen e delegacionit evropian për median vendase.
Ndërkombëtarët janë shumë të qartë, projekti në Portin e Durrësit ka nevojë për transparencë dhe garë reale. Dhurimi i pronave publike tek të preferuarit e qeverisë është pazar jo për interes të qytetarëve por të vet kokave që janë në qeveri.

Porti i ri i Durrësit, deputeti i PD: Projekti kërcënon integrimin në BE, duhet transparencë dhe garë reale

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook