Sherri për një vajzë që çoi në bilancin tragjik me 3 të vdekur në Klos/ Infermieri tregon gjendjen e babë e bir të plagosur: Djali erdhi vetë në këmbë në qendër shëndetësore

Mjeku Per Vrasjen

“Djali erdhi vetë në këmbë në qendrën shëndetësore”. Kështu deklaron Bashkim Doda, kryeinfermieri i qendrës shëndetësore të Klosit në lidhje me të plagosurin Renato Hasula dhe babain e tij Eglantin Hasula.

Këta të fundit mbetën të plagosur as një sherri për motive të dobëta, ku ‘mollë sherri’ është bërë një vajzë që thuhet se adoleshenti ngacmonte. Nga ngjarja në fjalë humbën jetën fatkeqësisht Ilir dhe Kenad Shira. Ndërkohë autori i ngjarjes, Fiqiri Mjeshtri pas krimit vrau veten.

“Rreth orës 1 e ca të drekës, gjatë turnit të parë, ka ardhur në qendrën shëndetësore një djalë i ri, i plagosur me armë zjarri. Ishte i plagosur në pjesën e qafës dhe në shpatull. I kemi dhënë ndihmë mjekësore. Më pas me ambulancë e kemi çuar drejt spitalit të Burrelit. Në këto momente ka ardhur dhe babai i tij, me mbiemër Hasula. I dhamë ndihmën e shpejtë, ai ishte më rëndë. Kishte plumb në shpatull dhe në qafë. I vendosëm oksigjen. Djali thoshte; ‘na shpëtoni’. Ndërsa babai ishte më rëndë. Ne i kemi bërë disa pyetje për të parë nëse kishte parametrat në rregull. Djali erdhi vetë në këmbë në qendër shëndetësore.”, tha infermieri.

Arena e Lajmit

Sherri për një vajzë që çoi në bilancin tragjik me 3 të vdekur në Klos/ Infermieri tregon gjendjen e babë e bir të plagosur: Djali erdhi vetë në këmbë në qendër shëndetësore

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook