Shkarkimi i Nanos/ “Ndërrimet e emrave në kupolë nuk zgjidhin situatën me krimin”, Alibeaj: Rama bën telenovelë me vrasje dhe emra në kërkim

Alibeaj 770x391 1

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar me një postim në Facebook për vendimin e qeverisë për të shkarkuar nga detyra, kreun e Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Alibeaj shprehet se “situata kriminale në Shqipëri është katastrofike dhe ndërrimet e emrave në kupolën e Policisë së Shtetit nuk mund ta zgjidhin këtë situatë”.

Duke vendosur kryeministrin Rama në krye të listës së njerëzve që u mungon dëshira për të luftuar krimin e organizuar, Alibeaj nënvizon se është po ashtu kryeministri organizatori i telenovelave me emra të kërkuarish nga drejtësia, ndaj duhet të jetë ai i larguari.

“Kjo sepse në krye të hallkës së rendit qëndron kryeministri Rama, njeriu që nuk ka vullnet për të luftuar me krimin dhe tentakulat e tij që janë të shtrira në çdo segment të jetës së shqiptarëve. Vrasjet, ngjarjet e rënda kriminale, telenovelat me emra të kërkuarish nga policia dhe përfshirja e policisë në këto skema, janë tregues i qartë se përgjegjësia është e Edi Ramës. Pa largimin e tij është e pamundur që krimi dhe përfshirja e tij në politikë e kudo të marrë fund”, shkruan Alibeaj.

Shkarkimi i Nanos/ “Ndërrimet e emrave në kupolë nuk zgjidhin situatën me krimin”, Alibeaj: Rama bën telenovelë me vrasje dhe emra në kërkim

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook