Shpërndanin kokainë, arrestohen 3 persona në Greqi, mes tyre edhe një shqiptar

Rodos

Tre persona janë arrestuar për trafik të lëndëve narkotike në Rodos. Mediat greke bëjnë me dije se në pranga kanë rënë 42-vjeçar shqiptar, një 36 vjeçare me origjinë nga Bullgaria dhe një 54-vjeçar.

Sipas autoriteteve shqiptari ishte i njohur për rastet e trafikimit të qenieve njerëzore si edhe të grabitjeve në Faliraki, po ashtu edhe për trafikim të kokainës.

42-vjeçari është mbajtur në vëzhgim nga policia dhe pas hetimeve të vazhdueshme është zbuluar edhe banesa e tij.

Gjatë kontrollit fizik shqiptarit i është sekuestruar një telefon, ndërsa në makinë dy pako kokainë.

Arena e Lajmit

Shpërndanin kokainë, arrestohen 3 persona në Greqi, mes tyre edhe një shqiptar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook