Alibeaj u konfirmua si kryetar i grupit, reagon Boçi: Në mbledhje informale nuk merren vendime zyrtare, s’i shërben bashkimit të PD-së

Luciano Boci

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi e quan të nxituar mbledhjen e deputetëve një ditë më parë që konfirmuan Enkelejd Alibeajn si kryetar të grupit parlamentar.

Duke folur në një intervistë në “Neës 24” ai u shpreh se këto mbledhje në ambiente të papërshtatshme, siç e quajti Boçi, nuk i shërbejnë bashkimit të grupit të PD-së.

Si po bëhet riorganizimi në PD?

Riorganizimi është pjesë ekzistenciale e një partie politike. Në situatat zgjedhore drejtuesit e grupeve marrin një rëndësi të veçantë. Sikundër kemi pasur sot edhe vendime të tjera për ngritjen e departamenteve. Këto janë hapat e duhur. Kemi vazhduar edhe me vendime të tjera të organizimit të degëve të partisë.

Dy deputetë i bashkohen grupit të Berishës, ndërkohë që Alibeaj mbeti kryetar i grupit parlamentar…

Nuk mendoj se Alibeaj është kryetar i grupit të PD-së. Jo për arsye personale, por për hir të statutit të PD-së po e bëj këtë sqarim. Në një mbledhje informale të marrësh vendime zyrtare, është pak problematike. Edhe numri i deputetëve të pranishëm nuk është i saktë. Ajo që kemi vënë në fokus, mbetet bashkimi i grupit parlamentar. Këto nxitime për të marrë vendime, janë nxitime për të shkaktuar një përçarje. Çështja e bashkimit që erdhën dy deputetë, nuk e shoh me pluse dhe minuse. Është realizim i instiktit të anëtarësisë së forcës sonë politike. Deputeti shkon atje ku shkon mbështetësi i tij. Sot ishin dy deputetë, nesër do të jenë të tjerë.

Kur do ketë nisje të protestave?

Ka një situatë parapërgatitore për të iniciuar protesta. Është cilësuar sot nga kreu i PD-së protesta të gjithëkohshme dhe të qëndrueshme. Kjo nuk është mënyra e vetme për të realizuar aksionin opozitar.

Berisha ka thënë se shtatori do të sillte protesta.

Sigurisht do të ketë të tjera protesta kombëtare në vazhdimësi. Masat shkojnë drejt organizimit të tyre. Aksioni politik për një forcë politike është fushata zgjedhore. Ne jemi përgatitur për të zhvilluar primaret.

Alibeaj u konfirmua si kryetar i grupit, reagon Boçi: Në mbledhje informale nuk merren vendime zyrtare, s’i shërben bashkimit të PD-së

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook