Berisha zbardh ‘prapaskenat’ e shkarkimit të Gledis Nanos: Iku pas letrës së autoriteteve gjermane për call-centre të Olsi Ramës dhe drogës që transportohej me velat e klubit të Çuçit

Whatsapp Image 2022 09 01 At 12.44.12 Pm

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka ‘zbardhur’ prapaskenat e shkarkimit të Gledis Nanos nga detyra e drejtorit të policisë.

“Kompania gjigante është e mirëpritur qe të ndërtojë sipas ligjeve të vendit, të ndërtojë centrale, apo për gazin e lëngët. Jo në këtë mënyrë. Ky është shkatërrim i gjithanshëm. Po bëhet gjithçka që ajo rezervë të zhduket, në mënyrë që t’u thotë shqiptarëve se shpëtimin e keni nga vjedhjet e tij, gjeneratorët. Nuk mund të ketë as në tregime, në fantazi akte të tilla vjedhje. Shkarkohet pa asnjë shkak drejtori i përgjithshëm i policisë. S’po them se përfaqësonte ndonjë zyrtare të mirëfilltë, por e vërteta është që ai pati fatin që bjeri në korrent.

Korenti ishte afera e call cetren ku doli emri i Olsi Ramës. Skema ishte në Tiranë, vjedhja në Gjermani. Autoritetet gjermane iu drejtuan policisë shqiptare, këtij. Iku Nano sepse 2.2 tonë drogë në ngarkesën e fundit nuk shkuan nga skafet, por nga velat e klubit të Çuçit.

Ato kam pasion unë tha; nuk merrem me skafe por me vela. Na dolën velat transportuese kryesore. Nuk është se Nano po bënte ndonjë luftë efikase, por patë naivitetin dhe jo sinqeritetin. Ai pati naivitetin që këto mos t’i mbulojë. Po kush iku tjetër me të?”, tha Berisha.

Berisha zbardh ‘prapaskenat’ e shkarkimit të Gledis Nanos: Iku pas letrës së autoriteteve gjermane për call-centre të Olsi Ramës dhe drogës që transportohej me velat e klubit të Çuçit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook