“Duhen disa përforcime”, Prodani: Rikthimin e Dinamos në elitë e kemi “borxh”

Dinamo është përqendruar e gjitha te merkatoja, ashtu si të gjitha skuadrat e tjera pretendente. E megjithatë, nuk po e marrin me shumë nxitim. Pjesën dërrmuese të grupit e kanë dhe kjo ka bërë që të mos kenë urgjencë. Drejtuesit vendosën që të mbajnë 80% të grupit që luajti në elitë dhe të bëjnë disa afrime të goditura për ato role, ku kanë më shumë nevojë.

Prodani Frasheri

Gëzim Krasniqi është një nga kandidatët për të forcuar mbrojtjen, ndërsa shpresojnë ende tek Alfred Mensah. Ai shihet si një alternativë për të forcuar sulmin e Dinamos, ndonëse në Izrael e kanë zyrtarizuar. Klubi ndërkohë vazhdon bisedimet edhe me emra të tjerë, që pritet të zbulohen para datës 10 korrik, kur skuadra do të nisë fazën përgatitore nën drejtimin e trajnerit Nevil Dede.

PRODANI – Mes lojtarëve që blutë kanë mbajtur nga sezoni i fundit është edhe Indrit Prodani. Mbrojtësi i krahut të majtë u bashkua me Dinamon në merkaton e dimrit dhe është nën kontratë. Ai luajti disa ndeshje si titullar, por nuk mundi të shprehte vlerat më të mira me fanellën blu për shkak edhe të situatës që kaloi skuadra. Mbrojtësi 24-vjeçar do të jetë një nga titullarët e prapavijës dinamovite për sezonin e ri. Lojtari laçian, në një prononcim për “Panorama Sport”, thekson se lojtarët kanë detyrimin moral për ta kthyer Dinamon menjëherë në elitën e futbollit shqiptar.

“Nuk ka shumë për të thënë, në fakt. Sezoni i fundit duhet harruar sa më parë. Dinamo nuk duhej të binte nga Superiorja, por ajo që ka ikur tani nuk kthehet më pas. Përqendrimi ynë duhet të jetë tek e ardhmja, te sezoni i ri, ku duhet me çdo kusht ta kthejmë këtë skuadër në vendin që i takon, mes më të mirëve të futbollit shqiptar. Dinamos ia kemi ‘borxh’ rikthimin në Superiore. Ky sezon në Kategorinë e Parë duhet të jetë kalimtar për ne.

Nuk dua të nënvlerësoj asnjë nga skuadrat e Kategorisë së Parë, aq më tepër kur aty ka emra të traditës, si Flamurtari, Skënderbeu, Lushnja, Apolonia e me radhë, por Dinamo është Dinamo. Është ekipi i dytë me më shumë tituj në vend. Kemi detyrimin që ta kthejmë në elitë për të shlyer sadopak ato gabime që bëmë sezonin e fundit.

Personalisht, do të jap gjithçka nga vetja për të mirën e skuadrës. Kam shumë besim se do t’ia dalim. Drejtuesit, me sa kam mësuar, po punojnë për një skuadër sa më të fortë. Pozitive është që e kemi grupin dhe pak përforcime na duhen. Tani është koha vetëm për punë”, është shprehur Prodani.

FATJON RUPI – Arena e Lajmit


Loading…

“Duhen disa përforcime”, Prodani: Rikthimin e Dinamos në elitë e kemi “borxh”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook