“Duhet qartësi dhe transparencë për portin e Durrësit”, Meta pas reagimit të Delegacionit të BE: Interesi i qeverisë, një tjetër aferë me mega-vjedhje dhe pastrim parash

Ilir Meta6

Pas reagimit të Delegacionit të Bashkimit Europian në lidhje me projektin për ndërtimin e portit të ri të Durrësit, vjen një reagim nga kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Meta ka përshëndetur qëndrimin e BE për faktin se ka nevojë për transparencë dhe kushte të barabarta për kompanitë që konkurrojnë.

“Injorimi i këtyre detyrimeve dhe parimeve shumë të rëndësishme të funksionimit të një shteti ligjor, që synon anëtarësimin në BE, do të thotë se interesi i vetëm i kësaj Qeverie të korruptuar dhe të inkriminuar është për një tjetër aferë pas së cilës fshihet një mega-vjedhje dhe pastrim parash.”, thekson Meta.

REAGIMI I METËS
E përshëndes qëndrimin e Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri lidhur me projektin e Portit të Durrësit dhe ndaj të njëjtat shqetësime, të shprehura edhe më herët, lidhur me nevojën për transparencë.
Shqipëria dhe Durrësi kanë nevojë për investitorë seriozë strategjikë dhe vendime të mirëkonsultuara me qytetarët, shoqërinë civile dhe ekspertët, në respekt të Kushtetutës, sovranitetit shtetëror mbi infrastrukturën strategjike, parimet e konkurrencës, detyrimet që burojnë nga Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit dhe Procesi i Berlinit.
Injorimi i këtyre detyrimeve dhe parimeve shumë të rëndësishme të funksionimit të një shteti ligjor, që synon anëtarësimin në BE, do të thotë se interesi i vetëm i kësaj Qeverie të korruptuar dhe të inkriminuar është për një tjetër aferë pas së cilës fshihet një mega-vjedhje dhe pastrim parash.

Arena e Lajmit

“Duhet qartësi dhe transparencë për portin e Durrësit”, Meta pas reagimit të Delegacionit të BE: Interesi i qeverisë, një tjetër aferë me mega-vjedhje dhe pastrim parash

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook