“Duhet të kërkohet testi i drogës”, Berisha: Helidon Bendo, i pashkollë, doli drejtor i ri dhe shkoi direk te zyrat e Ramës!

Sali Berisha3

Kreu i PD Sali Berisha nuk i ka ndalur akuzat ndaj qeverisë Rama. Gjithashtu ai u ndal edhe tek shkarkimet dhe emërimet e drejtorëve. I ndalur tek Helidon Bendo tha se ishte i pashkollë, por shkoi direkt tek zyrat e kryeministrit Rama dhe doli drejtor.

“Iku dhe drejtorja e Agjencisë së Luftës kundër larjes së parave.  Nuk e njihja atë, ishte një emër formal në atë detyrë. Iku dhe do vihej një militant i PS në mënyrë të tillë që agjencia të kthehej në agjenci të larjes së parave të krimit.

Iku edhe drejtori i shërbimit Informativ, lajmi është që nga zyra e Ramës shkon një zëvendës drejtor, Drejtori është në një shkollim pa afat në SHBA, ishte i pashkollë, Helidon Brendo. Doli drejtor i ri dhe shkon direk te zyrat e Ramës. Të gjitha këto tregojnë rolin e mafies në Shqipëri. Vetë Rama po bënë gjithçka të bllokojë hapjen e negociatave në BE.”, tha Berisha.

“Duhet të kërkohet testi i drogës”, Berisha: Helidon Bendo, i pashkollë, doli drejtor i ri dhe shkoi direk te zyrat e Ramës!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook