EKSKLUZIVE/ “Refuzova edhe Tiranën”, Stenio Zhunior: Kisha arsye që ika nga Partizani

Kontrata e Stenio Zhuniorit me Partizanin përfundoi ditën e djeshme, me brazilianin që vendosi të mos pranonte rinovimin dhe të dilte lojtar i lirë. Këtë ai e konfirmoi përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa “Panorama Sport” e kontaktoi dhe mundi t’i merrte një prononcim ekskluziv sulmuesit nga Fortaleza.

Stenio Zhunior

Autori i 12 golave dhe 7 asisteve në kampionatin e kaluar me “demat” tregon se është i kënaqur me atë që ka bërë në sezonin e shkuar, teksa zbulon gjithashtu edhe prapaskenat e tratativave me Tiranën dhe ofertat për rinovimin nga ana e Partizanit.

Stenio, si ishte kjo eksperiencë juaja te Partizani në një vit e gjysmë?

Mund të them se koha ime e kaluar te Partizani ishte një përvojë e mirë, diçka pozitive për karrierën time.

A jeni i kënaqur me paraqitjet tuaja në këtë sezon te Partizani?

Po, pa asnjë dyshim. Besoj për shkak të profesionalizmit që kam treguar që në momentin që i jam bashkuar Partizanit, gjërat shkuan mirë dhe kjo ishte arsyeja që më bëri të ndihesha i qetë gjatë gjithë kësaj kohe.

Përse vendosët të largoheshit nga Partizani?

Unë kam arsyet e mia për këtë, por preferoj të mos e ekspozoj klubin. Dua të ruaj respektin nga ana ime.

Keni pasur oferta nga drejtuesit e Partizanit për të rinovuar?

Po, ka pasur oferta nga ana e tyre për të më mbajtur. Gjithsesi, vendimi im ishte të mos vazhdoja me klubin.

Si ishte marrëdhënia juaj me trajnerin Mehmeti?

Me Mehmetin gjithçka ishte siç ai e kërkonte. Kam dashur gjithmonë të jap më të mirën time si lojtar në stërvitje e në ndeshje dhe në fund kemi arritur të krijojmë një marrëdhënie të mirë.

A keni qenë në negociata me Tiranën për një transferim të mundshëm?

Mund ta konfirmoj këtë. Kemi pasur disa takime, por në fund nuk ka qenë e mundur që negociatat të shkojnë më tutje.

Nëse do të kishit një ofertë të mirë nga Shqipëria, do ta pranonit?

Besoj se po. Kampionati shqiptar është mjaft cilësor, i luftuar, si dhe me ekipe të mira dhe lojtarë me talent.

 

DENIS LALA – Arena e Lajmit

LEXO EDHE: 

ZYRTARE/ U largua nga Partizani, Stenio Zhunior prezantohet te skuadra e re (VIDEO)


Loading…

EKSKLUZIVE/ “Refuzova edhe Tiranën”, Stenio Zhunior: Kisha arsye që ika nga Partizani

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook