Tirana bëhet gati për sfidën e parë të kualifikueseve të Ligës së Kampionëve, e cila do të luhet në Luksemburg përballë Dudelanzhit në datën 6 korrik, ora 19:30.
Në faqen zyrtare të UEFA-s, janë publikuar listat e emrave të dyja skuadrave që do të grumbullohen për këtë takim.
Siç shikohet dhe nga lista e më poshtme, për bardheblutë do të jenë të gatshëm dhe afrimet e fundit të kësaj merkatoje, me trajnerin Shehi që pret të arrijë një rezultat pozitiv nga kjo përballje.
LISTA E PLOTË:
Portjerë: Ilion Lika, Tomas Kiri, Visar Bekaj.
Mbrojtësa: Tosevski, Iseni, Najdovski, Ismailgeci, Përgjoni, Behiratçe, Nuri, Zhivanaj.
Mesfushorë: Aleksi, Hila, Totre, Limaj, Qefalia.
Sulmuesë: Seferi, Hasani, Bytyqi, Gjumsi, xhixha, De Silva.
Trajner: Orges Shehi.
Arena e Lajmit
Loading…