“Më ka ngacmuar seksualisht djalin”, familjarët dhe bashkëfshatarët i dalin në mbrojtje të akuzuarit, babai i tre fëmijëve: Jam i pafajshëm!

Capture

Familjarë të Dionis Myrtollarit dhe bashkëfshatarë të tij kanë dalë sot në protestë, ku para Komisariatit të Policisë së Korçës, duke kërkuar drejtësi për akuzat e bëra për ngacmim seksual. Ky i fundit akuzohet nga 55-vjeçarja Ativie Qazimllari për ngacmim seksual ndaj djalit të saj autik, 18 vjeçar.

“Dua te zgjidhet e drejta, jam i pafajshem. Me ka hyre atje dhe me ka shkatërruar femijet. Pyesni tere fshatin. Me kane diskretitur ne media. Jam i pafajshem.”, tha vete i akuzuari.

Familjarët kërkojnë drejtësi dhe të zbardhet sa më parë e vërteta.

Duke pasur edhe mbështetjen e disa banorëve të fshatit, ata shprehen se gjendja psikologjike e fëmijëve të Dionisit është përkeqësuar. Banorët e fshatit Porodinë kërkojnë gjithashtu që pala tjetër të largohet nga fshati pasi është problematike.

 

Arena e Lajmit

“Më ka ngacmuar seksualisht djalin”, familjarët dhe bashkëfshatarët i dalin në mbrojtje të akuzuarit, babai i tre fëmijëve: Jam i pafajshëm!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook