Nga Bekaj te Ismajlgeci e Seferi, ja futbollistët që pritet të largohen nga Tirana pas Europës

Tirana do të largojë yjet e saj për t’i shitur në skuadra më të mira, por vetëm pas Europës. Në njëfarë mënyre, bardheblutë duan që të luajnë me skuadrën të plotë në Europë dhe në këto kushte nuk do të lejojnë asnjë prej yjeve të ikin.

Tirana

Pra, Seferi e lojtarët e tjerë, edhe pse mund të kenë oferta, do të ikin nga Tirana vetëm pasi të luhen ndeshjet europiane. Tirana kërkon të mos prishë skuadrën që ka ndërtuar këtë sezon.

Në këtë moment janë shumë lojtarë për të cilët ka interesim dhe mund të largohen në fund të sezonit. Bëhet fjalë për Taulant Seferin, Marsel Ismajlgecin, për të cilin ka oferta konkrete. Po kështu, interes ka madje edhe nga Amerika për Visar Bekajn, ndërsa në syrin e menaxherëve kanë rënë edhe Redon Xhixha, Enur Totre dhe Vesel Limaj.

Arena e Lajmit


Loading…

Nga Bekaj te Ismajlgeci e Seferi, ja futbollistët që pritet të largohen nga Tirana pas Europës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook