Sekretet e Julian Nagelsmanit, modeli me operacione plastike që e mbylli karrierën që 20 vjeç

Në verën e 2021- shit, ëndrra më e madhe e Julian Nagelsmanit u bë realitet: djaloshi nga Landsbergu u ble për një shifër rekord nga Lajpcigu dhe prej atëherë është trajneri i Bajernit. Ai kishte mbajtur gishtat e kryqëzuar që kur ishte fëmijë. Djaloshi nga Mynihu luajti për klubet e Augsburgut dhe Mynih 1860-ës në nivel moshash, por nuk arriti të debutonte me skuadrën e parë.

julian-nagelsmann-514

“Nuk do ta kisha anuluar kontratën për asnjë klub tjetër”, tha pas zyrtarizimit. Një seri dëmtimesh në moshë të re e detyruan të varë këpucët në gozhdë që në moshën 20-vjeçare pasi lëndoi gjurin. Për bavarezin do të niste një karrierë e re, ajo e skautit, ndërsa punoi për Tomas Tuhelin te Augsburgu, përpara se të diplomohej në “Shkenca Sportive”. Karriera e bavarezit nisi në 2010-ën, kur ai drejtoi akademinë e Hofenhaimit vetëm 23 vjeç.

Ai udhëhoqi skuadrën U-19 drejt titullit të Bundesligës dhe aq shumë i befasoi shefat e klubit sa e bënë trajner të skuadrës së parë në 2015-ën. Ishte ende 28 vjeç, duke u bërë trajneri më i ri në historinë e Bundesligës. Ai e mori detyrën provizorisht për disa muaj sepse kishte probleme shëndetësore paraardhësi i tij, ndërsa klubi renditej në vend të 17-të. Me Julianin ata shmangën rënien duke fituar 7 nga 14 ndeshjet e mbetura.

Një vit më vonë Hofenhaimi u rendit i katërti, duke arritur kualifikimin historik në Champions. Në vitin e fundit në klub ai e përmirësoi rezultatin me vendin e tretë në Bundesligë. Në 2019-ën, Nagelsman u ul në stolin e Lajpcigut dhe që në sezonin e parë shkoi në gjysmëfinalet e Champions-it, duke u bërë trajneri më i ri që e arrinte këtë rezultat.

julian-nagelsmann-1860-munchen-u19-sandro-wagner-bayern-munchen-u19-2006-1614864905-58120

Një vit më vonë, Lajpcigu u rendit i dyti pas Bajernit, në stolin e të cilëve ai do të ulej verën e shkuar. Ai fitoi Bundesligën në prill, për herë të parë në karrierë, por gjërat nuk shkuan siç do të kishte dashur në Champions, me Vijarealin që i eliminoi në çerekfinale.

OPERACIONI PLASTIK – Pasardhësi i Hansi Flikut nuk shkëlqeu vetëm në rolin e trajnerit. Ai ka tërhequr gjithnjë interesin e mediave me veshjet e tij ekstravagante. Ndërsa shumë vite më parë ka bërë edhe një operacion plastik. “Kapakët e syrit i kisha shumë të varur dhe më pëlqente që të kisha sy më të mëdhenj. Gratë e bëjnë gjithnjë dhe mendova se mund ta bëjë edhe një burrë. E provova dhe shpresoj të jetë diçka e suksesshme”, tha në vitin 2018 njeriu që përveç futbollit ka edhe pasione të tjera.

NAGELSMAN

“Në kohën e lirë ngjis malin me biçikletë. Kur jam mbi biçikletë nuk mendoj se jam një trajner i shkëlqyer i Bundesligës, por një njeri normal mbi biçikletë. Unë rrethohem nga familja dhe miqtë. Ata nuk kanë pse të shohin futboll çdo ditë për të qenë të lumtur në jetë. Unë kam shumë kontakt me jetën normale, profesionet normale. E di që jam i privilegjuar për punën që bëj”.

Arena e Lajmit


Loading…

Sekretet e Julian Nagelsmanit, modeli me operacione plastike që e mbylli karrierën që 20 vjeç

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook