“Terroristë të kuq të votës”, Berisha: Në krye të Policisë së Shtetit erdhi famëkeqi Ardi Veliu, do t’i kthejmë shqiptarëve të drejtën e votës

Whatsapp Image 2022 09 01 At 12.32.41 Pm (1)

Në mbledhjen me Kryesinë e Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se  është krijuar struktura bazë që përmban programin për paketën anti-krizë dhe zgjidhjen e probleme të tjera.

Ndër të tjera tha se PD është  e vendosur për të mbrojtur interesat e shqiptarëve, duke shtuar: “Në këtë vend nuk zbatohet asnjë ligj. Institucionet janë në funksion të Ramës. Qytetarët për Ramën nuk ekzistojnë, por vetëm interesa mafioze”.

Pjesë nga fjala e Berishës:

“Çfarë ishin lëvizjet e fundit ? Në krye të policisë së shtetit de facto erdhi famoz famëkeq Ardi Veliu në kundërshtim flagrant me ligjin. Ngrihemi kundër regjimit me besimin se do i kthejmë shqiptarëve të drejtën e votës.

Ne si PD kemi një moment të dytë, që është momenti i fillimit të fushatës për zgjedhjet lokale. Imagjinoni ju se çfarë anësie jetike kanë procedurat që bëjmë ne në një shtet mafioz ku vota po zhduket. partia rivale ka ndaluar votën brenda saj. në shtet shkelmohet vota. kjo procedurë është dritë shprese për demokracinë dhe shqiptarët. Janë kushte shumë të vështira aktualisht për shqiptarët. Por ato kanë fundin e ligjeve tona të kryetarokracisë dhe duhet të bëjmë gjithçka për një procedurë sa më transparente. me votën e lirë të zgjidhen kandidatë më të mirë. Grupi i punës i ngritur për këtë qëllim po punon Kodin elektoral të PD, kod që do përdoret për të gjitha procedurat brenda PD. Departamentet janë institucione themelore të PD në qendër dhe bazë ku ne do bëjmë gjithçka të tërheqim mendjet më të ndritura që sëbashku me ekselenca shqiptare të mund t’u japin forcës sonë politike, programin anti-krizë dhe zgjidhjen e gjithë problematikave të krijuara. Është krijuar një strukturë bazë që do ta miratojmë këtë mbledhje.

Arena e Lajmit

“Terroristë të kuq të votës”, Berisha: Në krye të Policisë së Shtetit erdhi famëkeqi Ardi Veliu, do t’i kthejmë shqiptarëve të drejtën e votës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook