Totenhemi i Kontes përgatit goditjen e radhës, londinezët në bisedime me mesfushorin e Anglisë

Totenhemi i Antonio Kontes duket se po përgatit një skuadër e cila do të aspirojë të rivalizojë Mançester Sitin në garën për titull, me londinezët që kanë piketuar ish-mesfushorin e Junajtid, Xhesi Lingard si goditjen e radhës.

LINGARD

Sipas raportimeve nga “The Telegraph”, Totenhemi ka kontaktuar me agjentin e 29-vjeçarit për të biseduar lidhur me mundësitë e një transferimi të tij, me teknikun Antonio Konte që e ka dashur në skuadër edhe më parë kur drejtonte Interin.

Lingard për momentin duket më i orientuar drejt një rikthimi te skuadra e Uest Hemit ku kaloi një periudhë huazimi pak muaj më parë, por një telefonatë e teknikut italian mund ta bindë për një transferim në Londër ku do të luante edhe në Ligën e Kampioneve.

Arena e Lajmit


Loading…

Totenhemi i Kontes përgatit goditjen e radhës, londinezët në bisedime me mesfushorin e Anglisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook