Talenti shqiptar, Bernard Karrica, ka gjetur rrugën e rrjetës me fanellën e Rijekës, në miqësoren e zhvilluar ditën e sotme ndaj sllovenëve të Bravos.
21-vjeçari i cili është pjesë e Kombëtares Shpresa, tundi rrjetën në minutën e 85-të, duke realizuar golin e barazimit. Karrica është në pronësi të Rijekës, teksa së fundmi luajti si i huazuar te skuadra e Hrvatski Dragovoljaç. Shqiptari kërkon të bindë drejtuesit e Rijekës, që t’i besojnë një vend në skuadrën e parë këtë sezon.
Arena e Lajmit
Loading…