Vrasja e 3-fishtë në Klos, prokuroria sekuestron telefonat e dy 17-vjeçarëve, dyshohet se…

Klos Viktima 500x314

Prokuroria e Burrelit ka marrë në dorëzim dy telefonat e adoleshentëve Kenado Shira dhe Renato Hasula, që u përfshinë në një konflikt për një vajzë, duke sjellë dhe tragjedinë e rendë me 3 të vrarë.

Gazetari Enver Doçi raporton për BalkanWeb, duke iu referuar dhe prokurorit të çështjes, Abaz Muça, se telefonat do t’i nënshtrohen ekspertimit për të vërtetuar nëse ka pasur apo jo shantazhe nga ana e të rinjve kundrejt 17-vjeçares.

Po ashtu mësohet se nga telefonat e të rinjve janë fshirë mesazhet që thuhet se kishte shantazhe e kërcënime.

Kujtojmë se dy ditë më parë në Klos Fiqiri Mjeshtri vrau me armë zjarri Ilir dhe Kenado Shirën dhe plagosi Eglantin dhe Renato Hasulën, ndërsa më pas u vetëvra. autori i krimit është babai i vajzës që u bë ‘mollë sherri’ e përplasjeve mes dy fiseve, pasi pretendohet se dy të rinjtë, kushërinj me njëri-tjetrin ngacmonin adoleshenten.

Arena e Lajmit

Vrasja e 3-fishtë në Klos, prokuroria sekuestron telefonat e dy 17-vjeçarëve, dyshohet se…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook