Foto e ish-deputetes me vajzën e vogël/ Kejdi Mehmetaj larg politikës dhe më afër moshës së saj

Jemi mësuar ta shikojmë me petkun e kostumit të politikanes, duke mbajtur qëndrimet e saj. Ishte shumë e re kur u bë pjesë e politikës, duke u shndërruar ndër emrat më të mediatizuar. Por disa vite më pas, tabloja që na vjen nga Kejdi Mehmetaj është krejt e ndryshme. Ndonëse është ende pjesë e Partisë së Lirisë, ajo nuk është më në Parlament si deputete dhe daljet e saj kanë qenë më të rralla.

Natyrisht, kjo e kushtëzuar edhe nga roli i ri që, tashmë si mama. Në fund të janarit të këtij viti, Kejdi u bë nënë për herë të parë. Ishte pikërisht Monika Kryemadhi ajo që zbuloi lajmin, duke bërë të ditur edhe emrin e vogëlushes. Dhe tani pas disa muajsh, mami Kejdi shfaqet së bashku me Lurën, duke shëtitur me karrocë. Paparaci ynë ka mundur ta fotografojë ish-deputeten së bashku me të bijën në rrugët e Tiranës.

Krejt ndryshe nga sa jemi mësuar ta shikojmë, Kejdi është shfaqur e veshur “casual”, dhe duket shumë e përqëndruar tek telefonata që po mban, teksa vijon duke drejtuar karrocën e së bijës. Kjo është hera e parë që ish-deputetja shfaqet në publik me të bijën. Sa i përket jetës private, ajo gjithnjë ka zgjedhur të jetë diskrete, duke zgjedhur të flas pak edhe për lidhjen me bashkëshortin.

Vetëm pak kohë më parë, ajo foli për jetën e saj private, duke zbuluar detaje nga bashkëjetesa. “Duhet të jemi kurajoz në planet që marrim. Ne jemi në planifikim e sipër, kështu që, Zoti të na i bëjë mbarë. Do ta arredoj shtëpinë, do jem unë njeriu që do e rregulloj kur të bashkëjetoj, sepse kam qenë në pikturë e vogël, më pëlqejnë ngjyrat dhe të luaj me to. Por, të shpresoj që edhe do e mirëmbaj”.

Vetëm pak kohë më parë, ajo u fotografua nga fotografi ynë te Konventa e Partisë së Lirisë, që shënjoi edhe rikthimin e Ilir Metës në politikën aktive. Ajo që vumë re që atëherë ishte fakti që mëmësia e kishte ndryshuar tashmë Kejdin. Mehmetaj u shfaq në Konventën e kësaj partie dhe duhet thënë se shumë përshtypje na bëri fakti se prezenca e saj ishte larg asaj që jemi mësuar ta shikojmë.

E veshur me të zeza, me flokë të shkujdesura dhe pa pikë grimi, ishte paraqitje e saj në radhë bashkë me koleget, që për këtë aktivitet ishin kujdesur të dukeshin sa më zyrtare. Edhe më herët Kejdi bën pjesë tek politikanet që nuk zgjedhur grim të rënduar, megjithatë veshja e saj ka qenë gjithnjë zyrtare, duke u dukur shpesh edhe më e madhe në moshë. Por, tashmë që angazhimi i saj kryesor është mëmësia, ajo ia lejon vetes të shfaqet në aktivitetet politike edhe fare “casual”, duke lënë pas kështu atë pjesë të jetës së saj ku dukej si një zyrtare e mirëfilltë.

Foto e ish-deputetes me vajzën e vogël/ Kejdi Mehmetaj larg politikës dhe më afër moshës së saj

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook