Korabi ka njoftuar tifozët për rikthimin në stërvitje pas periudhës së pushimeve për lojtarët dhe stafin në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri.
Klubi ka qartësuar situatën me stafin teknik duke konfirmuar qëndrimin e trajnerit Shpend Kumraçe së bashku me stafin e tij, të cilëve do t’i shtohet edhe asistenti Donald Mëziu.
Situata me stadiumin ka qenë gjithashtu një nga çështjet e prekura me Korabin që ka saktësuar se Bashkia e Dibrës dhe FSHF janë në pritje për miratimin e projektit të stadiumit “Korabi” për të nisur nga puna për ndërhyrjet që do të bëhen, ku janë publikuar edhe disa foto të projektit.
Klubi ka përmendur dhe situatën me rinovimet e lojtarëve ku deri më tani është gjetur akordi me Mehidrin dhe Qyranin.
FOTOT E PROJEKTIT TË STADIUMIT:
NJOFTIMI I KORABIT NË “FACEBOOK”:
Arena e Lajmit
Loading…