Ndërhyrja e IKMT në ‘Prestige Resort/ “Rama ka qenë vizitor i rregullt aty”, Paloka: Një tjetër krim në sy të publikut! Ky mostra duhet ndalur!

Paloka

Në një reagim në Facebook Edi Paloka, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama pas ndërhyrjes së IKMT në ‘Prestige Resort’.

Paloka thotë se ky është një tjetër krim i kryeministrit që sot po konsumohet në sytë e të gjithë publikut.

Statusi:

Nje tjeter krim i kryeministrit po konsumohet sot ne syte e te gjithe publikut. Nuk e kam fjalen thjeshte per shembjen e nje resorti turistik . As po dal ne krah te pronarit te ketij resorti , se nuk kam asnje arsye ta bej. Sigurisht ne se ky resort eshte me letra ne rregull , sic deklarojne pronaret, ky eshte krim ne vetvete ( resorti eshte aty prej shume vitesh dhe Rama ka qene vizitor i rregullt aty ). Nga nje qenie qe ka shkatrruar pa pyetur per ligj mijera banesa e biznese duke shkatrruar mijera jete pritet gjitheshka. Per nje qenie qe ka nxjerre femije e te moshuar nga shtepite e tyre me gaz ne 3 te nates, kjo nuk eshte asgje…

Po krimi qe po kryen direkt Rama eshte kercenimi dhe shantazhi ndaj mediave. Zv presidentja e “Media Focus Grup” e ka denoncuar publikisht kete fakt; Rama ka nderhyre per te ndryshuar politiken editoriale te ketij grupi mediatik, e akti i sotem eshte qartazi hakmarrje per kete grup dhe kercenim per gjithe te tjeret. Mesazhi eshte i qarte; kush nuk bindet , e peson nga shteti privat i Rames.

Vetem pak dite me pare Rama eshte denoncuar dhe nga mediat perendimore si diktator qe po sillej si Hoxha karshi mediave dhe demokracise shqiptare. Sot Rama nxitoi te jape dhe nje prove tjeter.

“Shqiperia ne Rrezik “ nuk eshte thjeshte nje sllogan po nje thirrje per te gjithe . Mos thoni sot “Nuk me duhet gje mua” se neser çmenduria e Rames do vij ne deren tende. Monstra qe e njeh veten per Zot te gjithefuqishem e ne i dukemi si skllever te tij, duhet ndalur prandaj duhet te gjithe te bashkohemi per shpetimin e ketij vendi ku po rrisim femijet tane.

Ndërhyrja e IKMT në ‘Prestige Resort/ “Rama ka qenë vizitor i rregullt aty”, Paloka: Një tjetër krim në sy të publikut! Ky mostra duhet ndalur!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook