Barcelona po përgatitet maksimalisht për sezonin e ardhshëm, ku klubi po punon në merkato për të përmbushur dëshirat e trajnerit Çavi me katalanasit që janë pranë akordit për rinovimin e Osman Dembele dhe do të zyrtarizojnë afrimet e Kristensen dhe Kesi në javën e ardhshme.
Sulmuesi francez duket të ketë rënë më në fund dakord për rinovimin me klubin pas këmbënguljes së trajnerit dhe pritet të firmosë në javën e ardhshme kontratën e re duke u bërë zgjedhja e parë në krahun e djathë të sulmit për sezonin e ardhshëm.
Presidenti i Barcelonës, Joan Laport ka siguruar tifozët në lidhje me transferimet e Kesi dhe Kristensen duke thënë se ata do të prezantohen të mërkurën e javës së ardhshme.
Arena e Lajmit
Loading…