“Interi favorit për të fituar Serinë A”, analiza e Panuçit: Dibala kampion i madh, do t’i bënte punë… Milanit

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi ka dhënë së fundmi një prononcim për mikrofonin e “Sky Sport”, ku ka folur për situatë aktuale të merkatos në Serinë A, duke zbuluar skuadrën favorite për të fituar titullin në këtë edicion të ri.

Panuci

Në analizën e tij, Panuçi ka foluir për Interin, Romën si dhe Monzën, teksa ndër të tjera u shpreh:

“Ka shumë dëshirë për të marrë kampionë në Itali dhe për ta kthyer lart kampionatin, besoj se kishte vite që nuk kishte një konkurrencë kaq të madhe. Interi ka marrë Lukakun, Milani ka marrë Orixhin, të shohim se si do të lëvizë Juventusi me Pol Pogbanë dhe Di Marian.

Është e sigurt se kjo është Roma e Murinjos, e kemi parë në muajt e fundit të sezonit. Zaniolo është një lojtar që ka forcë dhe cilësi, është një lojtar i rëndësishëm te Roma. Ai do të vendosë të ardhmen e tij tani, por është absurde ta vësh në diskutim.

Interi me Inzagin bën një lojë ndryshe nga ajo me Konten, sipas mendimit tim, Inter mbetet favorite siç ishte vitin e kaluar edhe pse më pas e humbi kampionatin, është akoma më shumë favorit me Lukakun.

Dibala është një kampion i madh, në periudhën e fundit ka patur shumë pak vazhdimësi tek Juventusi. Do t’i bënte punë të gjitha skuadrave, edhe Milanit. Monza do të bëjë blerje të mëdha sepse Galiani është një nga ata që nuk i pëlqen thjeshtë të marrë pjesë”, deklaroi Panuçi.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

“Interi favorit për të fituar Serinë A”, analiza e Panuçit: Dibala kampion i madh, do t’i bënte punë… Milanit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook