Ka luajtur me 2 mesfushorët e Fiorentinës, Memushaj iu thur elozhe në median italiane: Janë lojtarë të shkëlqyer

Fiorentina transferoi ditën e sotme mesfushorin Rolando Mandragora nga radhët e Torinos, i cili së bashku me Torreirën, do të formojnë dyshen e mesfushës te vjollcat.

c9ab00a2adf3c77291dcaf5610cdb576-22873-95723157c8ebcac4750156d2b21ac04e

Të dy këta futbollistë në të kaluarën kanë qenë pjesë e Peskarës, teksa kanë qenë shok skuadra me ish-mesfushorin e Kombëtares, Ledian Memushaj, i cili së fundmi ka dhënë një prononcim për “Radio Bruno” në Itali, ku ka folur për alternimin në mesfushë të Torreiras me Mandragorën.

“Kam pasur fatin të luaja me të dy në të njëjtin vit dhe të dy janë lojtarë të shkëlqyer. Lukas është shumë i fortë në lojën me pasa të shkurtra, por Mandragora, ka një këmbë të shkëlqyer. Është e vështirë të zgjedh mes të dyve. Kur kemi luajtur bashkë, kemi pasur një vit të mrekullueshëm dhe është e pamundur të zgjedhësh një.

Mandragorën e kam njohur që fëmijë, por ai tashmë është një lider. E njoh familjen e tij dhe ai ka dëshmuar gjithmonë të jetë një person i shkëlqyer edhe jashtë futbollit.

Arena e Lajmit


Loading…

Ka luajtur me 2 mesfushorët e Fiorentinës, Memushaj iu thur elozhe në median italiane: Janë lojtarë të shkëlqyer

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook