“Ka nisur numërimi mbrapsht, edhe Enver Hoxha ra”, Sula për sulmin në “Prestige Resort”: Nesër mund të vihet tritol në mes të turistëve, qeveri paranojake e arrogante

Dash Sula

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, në studion e News24 e quajti sulmin e sotëm ndaj “Prestige Resort”, një sulm ndaj medias dhe fjalës së lirë.

Ai ka shtuar se kjo është një përpjekje për të dhënë mesazh për mediat e tjera të cilët refuzojnë të ndjekin udhëzimet e kryeministrit Rama.
Sula u shpreh se tashmë nuk e çudit më asgjë, duke thënë se nuk do të çuditej nëse nesër do të vendosej edhe tritol në mes të turistëve.

“Mua personalisht nuk më bën më asgjë përshtypje. Jam i bindur që edhe në vijim situata do të përkeqësohet. Një situatë e tillë është paralajmëruar nga opozita, pas 25 prillit qeveria e kryeministri ka kaluar në paranojë për këdo që nuk ndjek linjat e tyre, duke kërcënuar e falimentuar këdo që nuk është dakord me to.
Kjo ka të bëjë me gjithçka për sulmin ndaj medias së lirisë. Ky nuk është rasti i parë i kryeministrave shqiptarë që përpiqen të mos e lënë median të lirë.

Sa vite ka ndërtimi? Më parë nuk ishte aty dhe qeveria nuk e dinte? Përse u bë pikërisht tani? Them me bindje se qeveria e Rama ka dashur të ndikojë në linjën editoriale të mediave të këtij grupi, dritarja e vetmja e mbetur e lirë. Kolegët e mediave të tjera duhet t’ju bashkohen për të mirën e vendit”, tha ai.

Pamjet ku ndërhyjnë fadromat ndërsa vijon sezoni turistik, pamjet shkojnë përtej News24 apo jo?

Ato mund të jenë aq të çmenduar saqë nesër mund të vënë edhe dinamitin mes turistëve.
A kemi dalë ne si opozitë që në mes të TR kemi kate kullash pa leje, në mes të parkut kombëtar të Liqenit Artificial, ke ndërtime pa leje dhe nuk i gjen asgjë

Resort ndërtimi i të cilit është i ligjshëm. Nuk janë ndalur zhurmat e fadromave

Këtyre nuk i bën përshtypje, mos kërko arsye e shpjegim në një situatë jo normale. Këtu do të ketë ngjarje nga më të ndryshmet. Kujtoj edhe shkarkimin e Drejtorit të Policisë. Janë në dëlir, paranojë, arrogancë. Bëhet për të trembur këdo që është kundër qeverisë.
Mesazh për mediat e tjera, që nëse duam ne ju ekzistoni, nëse nuk na ndiqni, nëse duam t’ju marrim pronën apo median…

Më parë kemi shfaqur edhe pamje ku kryeministri Rama nën shoqërinë e Ahmetaj dhe Ballës ishin në këtë resort. Si i komentoni?

Nëse nuk ndjek urdhrat, bëhesh armik. Aty e ka ligjëruar. A ka provë më të pastër kur Kryeministri ha e pi normalisht në këtë resort? Nëse do të ishte në konflikt me gjithçka ky resort, ngjarja e sotme do të ishte më parë.
Nëse fle në krevat me mua je i ndershëm, nëse jo nuk je. Kjo është shumë e qartë.
Në çdo qelizë edhe brenda Parlamentit kjo mazhorancë intimidon që të mos ketë fjalë të lirë, kanë humbur logjikën. Fali Zot se s’dinë ç’bëjnë. Edhe Enver Hoxha ra.
Çdo gjë e ka një fund. Këta janë të pangopur, mendojnë se do jetojnë 500 vite por Zoti do u vijë avale. Ka nisur numërimi pas.

Arena e Lajmit

“Ka nisur numërimi mbrapsht, edhe Enver Hoxha ra”, Sula për sulmin në “Prestige Resort”: Nesër mund të vihet tritol në mes të turistëve, qeveri paranojake e arrogante

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook