“Rama mburrej me ‘Prestige Resort’”, Agim Nesho për aksionin e IKMT: Kryeministri të dorëzojë dekoratat që mori nga strehimi i afganëve aty

Agim Nesho

Agim Nesho nënkryetar i Partisë së Lirisë, ka reaguar në lidhje me sulmin ndaj Prestige Resort, ka janë shkatërruar dy nga pishinat.

Ai u shpreh për Neës24 se dikur kryeministri mburrej me “Prestige Resort”, dhe se duhet të dorëzojë dekoratat që ka marrë në SHBA pas strehimit të afganëve në këtë resort.

“Është shumë e trishtueshme, si përfaqësuese i PL kam ardhur në këtë kompleks me të cilin deri tani krenoheshim, ashtu si edhe Rama.

Në një mënyrë arbitrare dhe brenda një presionin politik ndaj një media të pavarur që me objektivitet pasqyron realitetin. Veprim arbitrar. Takova qytetarë të cilët pyesnin përse shembja duhej bërë në mes të sezonit.

E gjitha është një fasadë, janë të vendosur të vijnë, ajo që duket është se shteti është i kapur, institucionet që duhet të mbrojjnë ligjet e këtij shteti, janë të paralizuar e nuk kanë fuqi para kontrollit nga klika. Njerëzit dhe turistët e huaj janë tepër të irrituar. Ka bërë xhiron e botës. Stacione të ndryshme kanë raportuar atë që po ndodh këtu, ëhstë një politikë anti turizëm, Vetëm dikush si Rama mund të poromovojë verërat e Vuçiçit dhe të shkatërrojë për hakmarrje, aq më tepër kur pjesë e këtij grupi janë edhe media.

Po vihet në rrezik liria e mediave, ky resort, pronarët e kompanisë dhe punonjësit, kanë mirëpritur afganët, me këtë është vlerësuar e dekoruar Rama në SHBA. I sugjeroj Ramës të dorëzojë dekoratën e fituar nga afganët, ata sot shohin veprimet arbitrare të një qeverie nga e cila edhe kanë ikur. Ram ka treguar se nuk na ndajnë shumë nga afganët. Mund të jemi pak më të zhvilluar, por kemi një mentalitet komunist jo të ndryshëm”, tha ai.

Arena e Lajmit

“Rama mburrej me ‘Prestige Resort’”, Agim Nesho për aksionin e IKMT: Kryeministri të dorëzojë dekoratat që mori nga strehimi i afganëve aty

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook