Rama ultimatum “News24” për të liruar godinën, Berisha: Gjykata e rrëzoi, të zbatohet vendimi!

Capture

Kreu i PD Sali Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama, meriton të paktën 60 vite burg për të gjithë çfarë i ka bërë vendit. Ai foli edhe për ndërhyrjen  e ‘Prestige Resort’ ndërsa e dënoi ndërhyrjen e IKMT duke e quajtur akt të shëmtuar.

“Të gjitha të dhënat e deritanishme tregojnë se kemi të bëjmë me një përpjekje për të shkatërruar një grup mediatik që duket se nuk u përputh plotësisht me kërkesat politike të Edi Ramës dhe në çdo rast ndaj çdo ndërhyrjeje, për qëllime me becgraund politik ne jemi kundër dhe  e dënojmë me forcë. Akti është i shëmtuar dhe është përkthim i një urrejtje të një njeriu që nuk di për shkak të shkallës së tmerrshme të inkriminimit të tij, nuk di ku të fusë kokën dhe përpiqet të shuajë zërat kundër, në një kohë kur vetëm për aferën e djegësve i takojë të gjitha kodet e botës 60 vite burg. Në këtë kontekst ky akt i shëmtuar që kryen ndaj pronave të një kompanie është kryekëput politik. Zëdhënësi ka deklaruar që kemi dy firma të Edi Ramës”, tha Berisha.

Vendimi për të dalë nga godina e News24si e cilësoni vendimin që gjykata e ka rrëzuar?

Berisha: Duhet të zbatohet vendimi i gjykatës. Unë nuk kam parasysh se e kujt është godina, por urdhri i gjykatës prevalon mbi atë administrativ. Në çdo shtet ndodh kështu.

Rama ultimatum “News24” për të liruar godinën, Berisha: Gjykata e rrëzoi, të zbatohet vendimi!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook