Shok skuadre me Balliun, ishi i Realit dhe Milanit firmos në moshën 41-vjeçare te… Rajo Vajekano

Mosha është thjesht një numër për portierin Diego Lopez! Edhe pse më 30 nëntor do të bëhet 41-vjeç, gardiani nuk ka ndërmend të heq dorë nga futbolli i luajtur, teksa së fundmi është transferuar te Rajo Vajekano ku aktivizohet edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ivan Balliu. Pas 6 sezonesh tek Espanjolli, Diego Lopez, do të nisë një eksperiencë të re, po në La Liga.

Diego Lopes me fanellen e Milanit

Diego Lopez është gjithashtu i njohur për tifozët e Milanit për kontributin e tij te kuqezinjtë nga viti 2014 deri në vitin 2016. Gjatë sezonit të dytë në Serinë A ai e humbi vendin e titullarit për shkak të 16-vjeçarit të atëhershëm, Donaruma.

Gjithashtu Diego Lopez në të kaluarën e tij ka qenë edhe pjesë e Real Madrid. Eksperienca e tij e madhe pritet të ndihmojë Rajo Vajekanon në këtë edicion të ri.

Arena e Lajmit


Loading…

Shok skuadre me Balliun, ishi i Realit dhe Milanit firmos në moshën 41-vjeçare te… Rajo Vajekano

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook