Shtohen zërat për një largim të Ronaldos nga Junajtid, dy gjigantët europian dhe një klub i Serisë A në ndjekje të portugezit

Një largim i Kristiano Ronaldos nga Junajtid duket gjithmonë e më i mundshëm pas raportimeve të “The Times” të cilët pak orë më parë publikuan lajmin se portugezi i kishte kërkuar drejtuesve të klubit ta nxirrnin në shtije. E përditshmja britanike ka shkuar edhe më larg në aludimet e tyre duke thënë se në ndjekje të yllit portugez janë vendosur Çelsi, Bajerni, madje edhe Napoli.

ronaldo

Raportimet tregojnë se në këto momente Çelsi dhe Bajerni janë mundësi më konkrete sesa Napoli, i cili thjesht ka bërë një sondazh për 37-vjeçarin për të kuptuar mundësitë reale të këtij transferimi të bujshëm.

Junajtid është treguar kategorik me lojtarin duke treguar herë pas here se ai nuk është në shitje, por një këmbëngulje nga ana e tij mund të shtyj klubin të ulet në bisedime për të pranuar ofertat në drejtim të tij.

Arena e Lajmit


Loading…

Shtohen zërat për një largim të Ronaldos nga Junajtid, dy gjigantët europian dhe një klub i Serisë A në ndjekje të portugezit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook