Situata te Interi, Zaneti driblon merkaton për dyshen Vidal e Aleksis

Zëvendëspresidenti i Interit, Havier Zaneti, ka folur për mediat kiliane, duke u ndalur te dy nga lojtarët veteranë të Interit, Arturo Vidal dhe Aleksis Sançez.

HAVIER ZANETI

Që të dy lojtarët duket se do t’u japin lamtumirën zikaltërve gjatë merkatos së verës. Por numri dy i Interit nuk ka dashur të ndezë polemika, duke nënvizuar se si Vidal ashtu dhe Aleksis Sançez janë ende të aftë të luajnë në nivele të larta. “Fjalët janë të tepërta si për Arturon ashtu dhe për Aleksis.

Të dy lojtarët kanë treguar me kohë se çfarë cilësish dhe aftësish kanë. Ata janë dy pika referimi te Kili. Ata kanë qenë pjesë e rëndësishme edhe e Interit në sezonin e kaluar. Unë  vazhdoj të jem i mendimit se ata mund të luajnë ende në nivele të larta”, ka thënë Zaneti për “ADN Deeportes”.

Arena e Lajmit


Loading…

Situata te Interi, Zaneti driblon merkaton për dyshen Vidal e Aleksis

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook