U kap me një sasi të madhe droge në Turqi, arrestohet efektivi i policisë së Tiranës (EMRI)

Arrestohet Shqiptari

Një efektiv i policisë Rrugore të Tiranës ka rënë në pranga në Turqi, pasi është kapur me një sasi të madhe droge.

Gazetari Igli Çelmeta raprton për BalkanWeb se bëhet fjalë për policin Florenc Bicerri. BalkanWeb raporton se efektivi pasi kishte marrë leje nga Komisariati Rrugor i Tiranës më datën 5 tetor kishte udhëtuar nga Rinasi drejt Turqisë, ndërsa udhëtonte me Kujtim Çelikun dhe shtetasin Adrian Qirici.

Mediat turke bëjnë me dije se dy shqiptarët u kapën me një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike.

Ndërkohë që prej datës 8 tetor, Komisariati rrugor në Tiranë ka nisur hetimin disiplinor për efektivin si dhe procedurën për largim e tij nga forca për shkak të mosparaqitjes në ambientet e punës.

Arena e Lajmit

U kap me një sasi të madhe droge në Turqi, arrestohet efektivi i policisë së Tiranës (EMRI)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook