Policia e Tiranës ka dhënë sqarime rreth sulmit me tritol ndaj një dyqani në rrugën “Sami Frashëri”, në afërsi të ‘Sheshit Willson’.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 19.10.2022, rreth orës 00:15, në rrugën “Sami Frashëri”, në dyqanin kozmetik të shtetases E. P., dyshohet se ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.