Një shpërthim me tritol ka tronditur Tiranën në mesnatë.
Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se në rrugën ‘Sami Frashëri’ afër sheshit Willson, në derën e jashtme të një dyqani rrobash dyshohet se është hedhur lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Deri më tani nuk dihen detaje nga rrethanat e ngjarje, ndërsa policia po vijon hetimet.
Arena e Lajmit