Torino e Etrit Berishës po përgatitet për largimin e mbrojtësit, Gleison Bremer me brazilianin që do të zgjedhë klubin e radhës në ditët e ardhshme. Roli i rëndësishëm i 25-vjeçarit ka bërë Torinon të kërkojë për një mbrojtës me eksperiencë në Serinë A, ku i përzgjedhuri duket të jetë Marash Kumbulla.
Sipas raportimeve të “Toro News”, i cili trajton çështjet në brendësi të klubit torinez ka publikuar një lajm në të cilin thuhet se trajneri Ivan Juriç ka përzgjedhur profilin e 22-vjeçarit si zëvendësuesin e mundshëm të Bremer.
Ky transferim i mbrojtësit kuqezi duket mjaft i komplikuar, me Romën dhe trajnerin Zhoze Murinjo që për momentin kanë përjashtuar një largim të mundshëm të tij duke parë edhe situatën e tanishme në repartin difensivë të verdhekuqve.
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…