A do të huazoni tri deputetë për një grup të ri parlamentar? Meta: Shteti u shkri në një parti! Mos u habisni kur të më shihni para…

Ilir Meta7

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një komunikimi për mediat u pyet nëse do të huazojë tri deputetë për të bërë një grup të ri parlamentar.

Ai theksoi se nuk është bërë asnjë tentativë e tillë, ndërsa paralajmëroi se do të jetë vazhdimisht para parlamentit me qytetarë që ndihen të papërfaqësuar.

Pyetja: A do të huazoni dhe tre deputetë të tjerë për të bërë një grup parlamentar

Meta: Nuk kemi bërë asnjë tentativë të tillë, mos u habisni kur të jem vazhdimisht përpara parlamentit së bashku me qytetarët që ndihen të papërfaqësuar, që siç e tregojnë dosjet dhe të vëzhguesve të OSBE OHIR, ku shteti u shkri në një parti.

Forca më e dëmtuar ishte ish LSI, që në vend që të kishte 12 mandate, tani qëndron te njerëzit. Jo vetëm brenda parlamentit me 4 deputetët, por dhe jashtë përballë një parlamenti të deformuar.

A do të huazoni tri deputetë për një grup të ri parlamentar? Meta: Shteti u shkri në një parti! Mos u habisni kur të më shihni para…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook