Do shkarkohet nga Berisha? Alibeaj sqaron mbledhjen me demokratët në një lokal: Ishte kafe miqësore, s’kemi marrë vendime

Whatsapp Image 2022 09 05 At 12.05.12

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkeljed Alibeaj është pyetur sot në lidhje me deklaratat e kryedemorkatit Sali Berisha se ai do të shkarkohej nga ky post.

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, Alibeaj u pyet nga gazetarët për takimin informal që pati pak ditë më parë me përkrahës të tij deputetë. Ai tha se në atë kafe jashtë selive të PD-së nuk u mor asnjë vendim, ndërsa shtoi se ishte takim i natyrës politike dhe pozicionimit të deputetëve.

“Kafe miqësore jemi mbledhur dhe mblidhemi. Nuk kemi pasur vendime. Nuk është e vërtetë. Ishte një kafe miqësore, dhe diskutimi ka qenë i natyrës politike, i pozicionit të deputetëve. Nuk marrin vendime ne se nuk është as vendi për të marrë vendimi. S’ka qenë asnjëherë. As sipas rregullave partiake apo parlamentare. Kafe miqësore kemi dhe do kemi. E rëndësishme e di ça është? Të fokusohemi te prioriteteve, ndaj shqiptarëve me votë në parlament.”, tha Alibeaj.

Po ashtu Alibeaj u pyet dhe për çështjen në gjykatë sa i takon situatës brenda selisë së PD.
“S’kam asnjë informacion. Informacioni i vetëm është ai i para disa muajve. Jemi në pritje që gjykata të shprehet, dhe heshtim deri sa ajo të shprehet.”, theksoi ai.

Do shkarkohet nga Berisha? Alibeaj sqaron mbledhjen me demokratët në një lokal: Ishte kafe miqësore, s’kemi marrë vendime

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook