EKSKLUZIVE/ “Po e prisja prej kohësh këtë eksperiencë”, Uerdi Mara: Për Turqinë më bindi…

Ka më pak se një javë që është stacionuar në Turqi, por akoma nuk e beson që hodhi hapin e madh në karrierë. Uerdi Mara ndihet i emocionuar për këtë lëvizje, që e sheh si “trampolinë”. Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, 23-vjeçari rrëfen si u bind që të shkonte tek Ankara Keçiorenguçu. Jo pak ka ndikuar edhe biseda me Jurgen Bardhin, të cilin tashmë e ka shok ekipi. Nuk kishte si të mos fliste për ndarjen e vështirë që pati me Skënderbeun dhe me bindje e thotë që do të rikthehen menjëherë në elitë.

uerdi mara

Një eksperiencë e re fillon për Uendin. I emocionuar?

Emocionet janë të pashmangshme, sidomos kur bëhet fjalë për një aventurë të re. Akoma nuk jam mësuar me idenë, pasi kjo është eksperienca ime e parë larg Skënderbeut dhe mbi të gjitha jashtë Shqipërisë. E kam pritur shumë këtë moment dhe më në fund erdhi. Dua ta shfrytëzoj në maksimum këtë mundësi.

Si e pritët këtë transferim?

Për t’u treguar i sinqertë, një transferim jashtë Shqipërie e kam pritur gjatë. Ka qenë ky objektivi im kryesor dhe ajo çka më motivonte dhe më shtynte gjithnjë e më shumë të jepja çdo ditë maksimumin, si në stërvitje dhe në ndeshje. Në dijeninë time ka pasur interesime hera-herës, por për fat të mirë ky ishte momenti i duhur.

Çfarë ju bindi që të shkonit në Turqi?

Sapo mora vesh interesimin e madh që kishte Ankaraja për mua, u ndjeva mirë. Kemi biseduar gjatë me përfaqësues të klubit dhe më lanë të kuptoj se më donin patjetër në ekip. Pasi më treguan planin që kishin për mua dhe më bënë me dije projektin, se ky transferim mund të jetë një trampolinë për të kaluar në një ekip më cilësor, u binda dhe pranova të finalizoja këtë transferim.

Tek Ankara gjeni Jurgen Bardhin. Keni komunikuar, nëse po për çfarë keni folur?

Në fakt sapo kam pasur kontaktet e para me këtë klub, mësova se atje ka shkuar dhe Jurgen Bardhi. Kështu që e kontaktova menjëherë. Diskutuam për ekipin e ri, kushtet dhe jetesën në Ankara. Biseda me të më ka ndihmuar shumë dhe në njëfarë mënyre më ka bindur për pjesën tjetër, jo atë sportive.

Ju vjen keq që largimi vjen tani që Skënderbeu është një kategori më poshtë?

Normalisht që më vjen keq të largohem nga Skënderbeu në një moment të tillë. Në këtë klub jam rritur si lojtar dhe ka qenë një kontribut i madh në formimin tim si futbollist profesionist. Për mua Skënderbeu mbetet një markë dhe klubi më i mirë në Shqipëri, ndaj jam krenar që kudo që shkoj prezantohem si prodhim i Skënderbeut. Por futbolli kështu e ka, vjen një moment që duhet të largohesh.

A do t’ia dalin korçarët të rikthehen shpejt në elitë?

Skënderbeu do të ngjitet menjëherë në Superiore, atje ku i takon. Flas me kaq siguri, pasi e di ambicien e presidentit Ardian Takaj dhe projektin që ai ka. Unë gjithmonë do të jem një tifoz i Skënderbeut, do t’i ndjek në çdo ndeshje si mbështetësi i tyre më i zjarrtë.

– Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

EKSKLUZIVE/ “Po e prisja prej kohësh këtë eksperiencë”, Uerdi Mara: Për Turqinë më bindi…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook