“Humbi jetën nga overdoza”/ “Nuk prirem t’i besoj Agjencisë”, gazetarja për vdekjen e Lear Kurit: Në krye të AMP, ai që ka tentuar të fshehë rastin e Klodian Rashës e Pjerin Xhuvanit

2d238f6a 1871 4b03 8c8a 6019df3319d3

Në emisionin “Open” në News24 po diskutohet në lidhje me humbjen e jetës së Lear Kurtit, të riut që ndërroi jetë në komisariat ndërsa dyshohet se ka gëlltitur një sasi droge. Kjo referuar edhe gjetjes së një materiali plastik në stomakun e tij.

Ndërkohë nuk mungojnë as dyshimet se i riu ka humbur jetën nga dhuna e policisë.

Gazetarja Klodiana Lala ka renditur një sërë pikash të cilat i sheh të errëta në këtë ngjarje dhe ka deklaruar se u duhet dhënë përgjigje që të kemi një pamje më të qartë të gjithçkaje që ka ndodhur.

“Lari është shoqëruar nga punonjësit e policisë rreth orës 23 mbrëmë. Është identifikuar dhe është shoqëruar në komisariat nga një patrullë tjetër. Në komisariantin 3 ka pasur shenjat e para të dridhjeve dhe më pas është shoqëruar në Traumë ku u tha se mbërriti i vdekur.
E gjitha kjo zgjati rreth 45 minuta.

Analizat toksikologjike e të thelluara po kryhen e duan deri në 6 javë të kemi përgjigje.
Nuk jam e prirur ti besoj Agjencisë për faktin se ka gëlltitur drogë, pasi në krye është Ardi Veliu që ishte në detyrë kur u mundua të mbulohej rasti i Klodian Rashës. Është po ai zyrtar policie që tentoi të mbulonte ngjarjen e Elbasanit me vdekjen e Pjerin Xhuvanit.

Dua të ngre pikëpyetje nga informacione që kam marrë: Cilat janë arsyet që shtynë patrullën të verifikonin këtë person? Kishte dyshime policia që ai mund të kishte narkotikë? Ishte subjekt që po vëzhgohej? Pse u vendos të merrej për verifikim dhe cilat ishin indikacionet? Çka ndodhur gjatë ndjekjes që policia thotë u bë për rreth 200 metra dhe nuk është monitoruar nga kamerat. Nga ndalimi në komisariat çka ndodhur? Rasti i Klodian Rashës tregoi se kamerat trupore nuk punonin në atë kohë.
Momentin që 32 vjeccari ka zbritur në komisariat ka shfaqur simptomat e para ka shqetësime shëndetësore se dridhet. Nuk e dimë sa gjatë është mbajtur në komisariat. Nuk e dimë nëse do kishte shpëtuar nëse do ishte dërguar në spital. nuk ka shenja të dukshme të dhunës por ka një moment kontradiktor se policia thotë e dërgoi me shenja jete në spital por Trauma deklaron që mbërritja e tij ishte e pa jetë.
Nuk di ku bazohet policia që thotë ka gëlltitur narkotikë. Është elementë ti bëj gjyqin një të riu, por nuk do guxoj ta bëj. Edhe sikur të jetë përdorues, policët duhet të zbatojnë protokollet për ti garantuar të drejtat. Deri tani nuk kemi një analizë që të përcaktojë që ka vdekur si pasojë e overdozës.

Janë të gjitha këto pika që më thonë se duhet një analizë e thelluar sepse policia ka mbetur në vend numëro.
Nuk më rezulton të ketë pasur shenja dhune por ekspertiza finale mund të nxjerrë edhe diçka tjetër.

Kam edhe një moment të paqartë, thuhet që janë konstatuar shenja në kyçe nga prangosja. Ku është bazuar që është prangosur një person që është marrë për verifikim”, u shpreh ajo.

Arena e Lajmit

“Humbi jetën nga overdoza”/ “Nuk prirem t’i besoj Agjencisë”, gazetarja për vdekjen e Lear Kurit: Në krye të AMP, ai që ka tentuar të fshehë rastin e Klodian Rashës e Pjerin Xhuvanit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook