Ndërroi jetë në komisariat pas shoqërimit nga patrulla, del fotoja e 32-vjeçarit

Laer Kurti

I riu që shihni në foto është 32-vjeçari Lear Kurti, i cili ndërroi jetë në ambientet e komisariatit nr.3 të Tiranës. Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar foton e të riut, i cili dyshohet se vdiq pas një ataku kardiak.

Duke iu referuar burimeve edhe nga spitali i Traumës, Çelmeta konfirmon se i riu kishte shkuar i vdekur në spital.

Gjithçka nisi kur rreth orës 23:07, Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, kanë konstatuar në rrugën “Riza Cuka” një shtetas të cilit i kanë bërë thirrje për të ndaluar me qëllim për t’i kontrolluar dokumentet e identifikimit.

Por ky i fundit, konkretisht 32-vjeçari Lear Kurti, tentoi të largohej, por u kap më pas. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë ka ngritur menjëherë grupin hetimor, i cili po kryen veprimet e para hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Gjithashtu, aktualisht po kryhen ekzaminimet mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut te vdekjes dhe në përfundim AMP do të dalë me një njoftim përfundimtar për shtyp.

Arena e Lajmit

Ndërroi jetë në komisariat pas shoqërimit nga patrulla, del fotoja e 32-vjeçarit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook