Sterling gjen akordin me Çelsin, Guardiola piketon sulmuesin e Bajernit si zëvendësuesin e tij

Bisedimet mes Çelsit dhe Mançester Sitit për transferimin e Rahim Sterlingut në “Stamford Bridge” kanë avancuar shumë gjatë ditëve të fundit dhe ka shumë optimizëm se në ditët e ardhshme do të arrihet marrëveshja. Sulmuesi 27-vjeçar, i cili ka edhe një vit kontratë në “Etihad”, por që dëshiron të largohet për të luajtur më shumë, do të firmosë një kontratë 4-vjeçare me blutë e Londrës, ndërsa në arkat e Mançester Sitit do të shkojnë rreth 45 milionë paund.

gnabri

Trajneri Pep Guardiola ka nisur nga puna për gjetjen e zëvendësuesit të tij. Dhe ai ka hedhur sytë nga talenti i Bajernit, Serzh Gnabri. Për sulmuesin gjerman, për të cilin interesohen edhe rivalët e Junajtidit, Bajerni është duke punuar për rinovimin e kontratës, e cila skadon në vitin 2023. Kampionët e Gjermanisë nuk duan ta humbasin lojtarin me parametër zero verën e ardhshme dhe mund të detyrohet ta shesin që këtë verë, duke qenë se bisedimet për rinovimin e kontratës janë ndërprerë.

Gnabri, i cili pas transferimit të Sadio Manesë këtë sezon, do të ketë një konkurrent më shumë për vendin në skuadër, ka refuzuar një ofertë rinovimi prej 19 milionë eurosh në sezon.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Sterling gjen akordin me Çelsin, Guardiola piketon sulmuesin e Bajernit si zëvendësuesin e tij

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook