U kap me drogën e pazakontë me vete, 41-vjeçari në Tiranë përfundon në pranga

Policia

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotmë një shtetas 41-vjeçar pasi ky i fundit është kapur me një sasi droge.

41-vjeçari me iniciale I. R. u kap në kryeqytet me një sasi lënde narkotike të dyshuar metadon, e ngjashme me heroinën gjatë një kontrolli fizik të ushtruar ndaj tij.

Sakaq, droga u sekuestrua në cilësinë e provës dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë arrestuan shtetasin I. R., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike Metadon.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Arena e Lajmit

U kap me drogën e pazakontë me vete, 41-vjeçari në Tiranë përfundon në pranga

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook